Alban Bala. Poezi. Nė vend tė parathnies pėr brezin tim Po na djegin tė gjallė. Pėrtej kujtesės sė drurėve gjithsesi, pėrtej kujtesės sė ēdo gjėje po na djegin, duke na thėnė qetėsisht se zjarri ėshtė mė fisnik se kalbja dhe se tymi ėshtė fjala e fundit e pėrjetėsisė sidomos kur ngjitet nė qiell... Po na djegin; Tė gjallė e tė thyer si nyjen e mbushur me rrathė tė drurit me rrathė qė prej frikės sė kėtij zjarri kahmot kapėrthyer janė si flokėt e tė vdekurit urie. Po na djegin tė gjallė e ky pyll, - thonė vetėm pėr dru zjarri qenka mbjellė... Miqve Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet si njė flok i shkulur prej dhimbjes. Tash nė vend tė ajrit thithim mall dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda fshehėm lotėt. -Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta; -Jetofshi miq, fatin tuaj qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė; -Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili; Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli vetė prej lėkurės sonė. Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur. E tash, jetofshi miq aq mirė sa ua paēa zili!