Fatos T. Lubonja: Vėshtrim lidhur me poezinė e Muēit Kėto poezi tė Virgjil Muēit mė transmetuan njė ndjenjė tė veēantė qė, duke u rrekur ta pėrthekoj, gjeta se vjen nga njė pėrzierje origjinale e revoltės me trishtimin. Revolta ndaj njė shoqėrie frustuese shndėrrohet befas nė trishtim- arrin nė pafuqi- dhe prap kthehet nė revoltė, pa mundur tė kuptosh se ku fillon njėra dhe ku mbaron tjetra. Kjo lojė ndjenjash ėshtė shprehur kryesisht me metaforat e marra nga gjuha erotike- pasi liria mė sė pari ėshtė dashuri dhe frustrimi ėshtė pengesė dashurie. Autori e shpreh revoltėn e tij nėpėrmjet glorifikimeve paradoksale, nėpėrmjet pėrdorimit tė atyre fjalėve "banale" qė nuk i pranon faqet "e bardha" tė shtypit... por edhe ndėrmjet delikatesės sė trishtimit qė e kaplon. Poezi. Optimizmi ishte i dashuri im i parė. Bėmė dashuri, por shpirti i zhvirgjėruar, mbeti beronjė. Fara, ishte sterile. ... Trishtimi ishte i dashuri i fundit. Bėmė dashuri. Shpirti u mbars, e polli Vetminė. shtator '93 * * * Fallusi- direku i anijes pa flamur. Erėrat e marra tė fantazisė e degdisin detrave tė epsheve. shtator ' 93 * * * Bie dėborė, Dhe unė pėr herė tė parė, Arrij tė shoh se, Ē' ngjyrė paskan petalet e, TRISHTIMIT. shkurt '93 * * * Nata- shurrė e ngjyrosur Qė i rrjedh shalėve Kohės sė pėrdhunuar nėntor ' 92 * * * Ai trokiti nė derėn e nevojtores dhe thirri: "Eja shpejt. Revulucioni filloi." "Vafsh nė djall," ja ktheva "Lermė tė shijoj nė paqe, aktin e mrekullueshėm tė jashtėqitjes." Dola nga nevojtorja dhe harrova ta lėshoj ujin. Qyteti qelbej nga tė pėgėrat. mars ' 94 * * * Ēarls Bukovskit Ditėn e vdekjes 9 mars 1994 Njė monument Njerėzimit i lipset vetėm njė monument. Le t' i marrim t' i shkrijmė shtatoret e mbretėrve, gjeneralėve, shkrimtarėve, filozofėve, diktatorėve e gjithė psikopatėve e idhujve tė rremė dhe me bronxin e tyre t' iu ngrejmė njė monument PROSTITUTAVE. * * * Rri shtrirė nė kokėrr tė shpinės Dhe sytė i mbaj nga tavani. Nė qoshk njė pezhishkė. Njė mizė ka ngecur keqazi Nė dantellėn e saj. gusht ' 93 Nė pezhishkėn e kotėsisė sime Kam ngecur e rri pezull Dhe pres Mortjen Qė ēapitet me hapa tė ngadaltė. gusht ' 93 * * * Vrava veten rashė nė gjumė kur u zgjova vdekja qe larguar u ngrita u vesha dola nė rrugė i propozova femrės sė parė qė takova nuk mė pranoi hyra nė bar piva dhe u deha u ktheva nė shtėpi vdekja mė priste buzgaz nė duar mbante lule tė bardha pa aromė artificiale ramė nė shtrat u shkėrdhyem