Behlul Beqaj Pėr ēdo njeri, pak a shumė tė kuptueshėm, nė lidhje me atė nėse ēėshtja e Kosovės duhet tė zgjidhet me paqe apo luftė, nuk do tė duhej tė kishte kurrėfarė dileme. Njerėzit e kuptueshėm do tė pėrcaktoheshin pėr paqe. Mirėpo, fakti se njėmbėdhjetė vite te sundimit tė regjimit tė Milosheviqit dhe gati se aq vite tė rezistencės sė shqiptarėve, tė mbledhur rreth politikės sė Rugovės, qė nuk dha kurrėfarė rezultati tė dukshėm, e zhvleftėson ēdo gjykim. Pėrkundrazi, represioni intensiv sistematik i regjimit tė Milosheviqit dhe mungesa aboslute e rezultateve konkrete tė politikės paqesore tė shqiptarėve, shtyri numrin e madh tė pėrkrahėsėve tė mėnyrės paqesore tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, qė tė tėrhiqen pranė simpative tė cilat rriten gjithnjė e mė shumė ndaj forcave tė pasqyruara nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Politika paqesore e deritanishme e shqiptarėve, pėrjeton dėshtim absolut. Nuk u implementua as e vetmja marrėveshje e nėnshkruar rreth normalizimit tė shkollimit (shtator 1996), ndėrkohė qė pėr statusin politik tė Kosovės, as qė flitet. Por, regjimi i cili deshi tė pacifizojė Kosovėn, me intensitetin dhe represionin e tmerrshėm shumėvjeēar, e tejkaloi pikėn kritike. Por, ka mjaft indikatorė qė drejtojnė nė konkludimin se regjimi - me qėllim qė tė ruaj paqen e rrejshme, lėn bindjen se e kontrollon gjendjen nė Kosovė, kinse pėr shkak tė serbėve tė Kosovės - ėshtė i gatshėm edhe pėr luftė. Nė anėn tjetėr, deri nė paraqitjen e UĒK-sė, shqiptarėt jetuan nė lajthimin se vetėm me fuqinė e argumenteve, do tė realizojnė vetvendosjen politike. Mirėpo, pėrveē dhunės sė shumėllojshme sistematike, regjimi nuk ia arriti tė pacifizojė Kosovėn, pėrderisa, shqiptarėt me argumentet e tyre tė pakontestueshme politike, juridike, historike, etnike, ekonomike dhe demografike nuk e realizuan pavarėsinė e Kosovės. Politika shumėvjeēare e status quo-sė, shkaktoi, dhe nė mėnyrė tė shumėfishtė, ashpėrėsoi rrethanat si dhe situatėn e sigurisė nė Kosovė. Ėshtė fakt se nė lidhje me Kosovėn, konkretisht nuk ėshtė ndryshuar asgjė. Fatkeqėsisht, veprimi uniform i regjimit serb si dhe, pėr rrethanat aktuale tė brendshme dhe ndėrkombėtare, politika joreale dhe joproduktive e veprimtarėve shqiptarė, e sjellin Kosovėn nė situatė e cila nuk ka alternativė. Sė dyti, politika paqesore ėshtė e rrezikuar edhe pėr shkak tė faktit se regjimi, e sidomos opozita, e ndonjėherė edhe disa faktorė ndėrkombėtarė, nuk ia arritėn tė bindin palėn e rrezikuar shqiptare qė me anė tė pjesmarrjes nė zgjedhjet shumėpartiake, tė ndihmojė tė ashtuquajturin demokratizim tė Serbisė, nė mėnyrė qė opozita tė vie nė krye tė shtetit, edhe nėse kjo gjatė tėrė kohės ka qenė bashkėvepruese nė politikėn antishqiptare. Shqiptarėt nuk e pranuan njė skenar tė tillė, sepse e dijnė se se ata nuk ftohen nė zgjedhje si partner i barabartė politik i cili vet do ta thurrė fatin e vet, por se si mjet qė do tė ndikonte nė ndėrrimin e regjimit. Do tė thotė, ata nuk ftohen qė tė marrin pjesė nė zgjedhje pėr arsye se respektohet e drejta e tyre pėr vetvendosje, apo pėr arsye se dėshirohet (kon)federalizimi i sipėrfaqes jugosllave, por pėr arsye se shqiptarėt do tė shfrytėzohen vetėm si makinė zgjedhore, pėr ndryshimin e marrėdhėnieve politike nė Serbi. Mirėpo, nė kėtė rast, shqiptarėt i kanė krejtėsisht tė qarta disa gjėra tė cilat nuk janė tė qarta pėr shumė tė tjerė. Pėr regjimin dhe opozitėn, kontrolli mbi Kosovėn ka pėrparėsi mė tė madhe nga ēfarėdo demokratizimi tė Serbisė, prandaj ata tentojnė edhe mė tej qė t'i operacionalizojnė zgjedhjet e tyre shumėpartiake tė cilat do tė duhej tė mbahen mė 22 mars tė kėtij viti, kur shqiptarėt formalisht hyjnė nė udhėkryqin e ri tė rrezikshėm - tė vazhdohet me politikė paqesore, apo tė niset me njė mėnyrė mė tė rrezikshme. Nėse gjykojmė sipas disponimit aktual psikologjik, me siguri se do tė mbizotėrojė varianti i dytė. Ngushtimi i sipėrfaqes politike Sipas indikatorėve tė shumėnumėrt e tė pakontestueshėm, tė cilėt kanė tė bėjnė me gjendjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Kosovė, mund tė vihet nė konkludim se sipėrfaqja politike e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, po ngushtohet nė mėnyrė alarmuese, ndėrkohė qė kulminacioni do tė arrihet me siguri brenda muajve tė ardhshėm. Ngjarjet e fundit nė Drenicė dhe rrethinė, vetėm vėrtetojnė seriozitetin dhe dramatizmin e situatės, tė trashėguar mė herėt. Sot, Kosova ėshtė rajon i vetėm evropian ku nė mėnyrė sistematike shkilen tė drejtat dhe liritė e njeriut. Nė kėtė kontekst, nė njė raport tė vitit 1993 qė u botua nė SHBA, theksohet se nė asnjė vend tė Evropės nuk ka patur numėr aq tė madh tė proceseve politike dhe tė dėnuarėve politik, nė raport me numrin e banorėve, sa ka patur nė Kosovė. Pėrderisa, sipas njė studimi tė kėtushėm, nė periudhėn prej 1981 deri mė 1990, janė ndjekur penalisht dhe janė dėnuar 3.340 shqiptarė pėr shkak tė veprave penale. Dėnimi mesatar pėr kėto vepra ka qenė shtatė vjet dhe dy muaj heqje lirie. Nėse kjo shuėmzohet me numrin e tė dėnuarėve, doli rezultati se janė shqiptuar rreth 23.400 vjet burg. Pėrpos kėsaj, rreth 10.000 shqiptarė u dėnuan pėr tė ashtuquajturat vepra penale tė kundėvajtjes. U shqiptuan rreth 1.000 vjet heqje lirie, kėshtu qė sė bashku me veprat penale politike, u dhanė rreth 25.000 vjet heqje lirie pėr shqiptarė, kryesisht tė rinj, apo rreth 250 shekuj burg! Sa ėshtė tejkaluar vija e kuqe, shihet edhe nga shėnimet zyrtare tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Kosovė. Nė tė vėrtetė, nga viti 1981 e deri mė sot, u vranė 223 shqiptarė, ndėrkaq vetėm brenda tre vjetėve tė fundit u rrahėn 22.070 vetė. Tė gjitha kėto shkaktuan ndryshimin e metodave tė rezistencės sė shqiptarėve, pėr ēfarė Kėshilli i Evropės, nė rezolutėn e tij tė miratuar nė fund tė muajit janar thekson se "Parlamenti ėshtė kundėr represionit shtetėror serb ndaj bashkėsisė etnike tė shqiptarėve nė Kosovė, gjė qė edhe shkaktoi paraqitjen e rezistencės sė armatosur nė Kosovė". Megjithatė, kthesėn mė e rėndėsishme nė vetdijen e shqiptarėve, e bėri paraqitja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. UĒK-ja nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm pėr arsyen se morri pėrgjegjėsinė mbi vete pėr gati se tė gjitha aksionet e kryera brenda dy viteve tė fundit, por edhe pėr arsye se fitoi simpatinė nė shtresa mė tė gjėra, gjė qė u pa edhe nė varrimin e arsimtarit tė vrarė, Halit Geci nė fshatin Llaushė te Skenderaji, kur masa prej pėrafėrsisht 20.000 shqiptarėve, nė paraqitjen e parė publike tė tre anėtarėve tė UĒK-sė, nė mėnyrė frenetike u skandoi kėtyre tė treve. Edhe nė anketėn e fundit nė mes tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, u arritėn rezultatet sipas tė cilave thekoshet se besimi mė i madh i studentėve nė lidhje me realizimin e qėllimeve politike, qėndron m'u nė UĒK, gjė qė i jep kuptim dhe dinamikė krejt tjetėr, konfiguracionit politik tė Kosovės. Shikuar realisht, qė sot nuk janė tė rralla mendimet e subjekteve tė rėndėsishėm tė cilėt pohojnė se kurrėfarė marrėveshje rreth statusit politik tė Kosovės nuk mund tė realizohet pa pėlqim (madje tė heshtur) tė UĒK, pėrkatėsisht se roli dhe rėndėsia e UĒK-sė do tė varet nga ajo se sa do t'i kovenojė vullnetit politik tė shqiptarėve, statusi politik i Kosovės. Nėse statusi politik i Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin e shprehur tė shqiptarėve, nuk pėrjashtohet mundėsia qė UĒK-ja tė shndėrrohet nė stozher pėr realizimin e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Kjo do tė hapte faqen e re, aspak tė mirė, tė marrėdhėnieve nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve. Si t'i iket luftės Dalja nga gjendja e tashme e paraluftės, mund tė gjindet vetėm nė rast se pėrfaqėsuesit legjitim tė tė dy palėve, me praninė e faktorit ndėrkombėtar, e operacionalizojnė marrėveshjen mbi shkollimin dhe menjėherė i fillojnė bisedimet rreth zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, duke u bazuar nė iniciativėn frengo-gjermane. Kosova ėshtė ēėshtje ndėrkombėtare - si hisotike ashtu edhe par exelance - e kėtė gjykim e bėn edhe mė tė bazuar, pamundėsia e deritanishme shumėvjeēare qė regjimi serb tė zgjidhė situatėn nė Kosovė. Pėrkundrazi, vet fakti se situata nė vend, erdhi deri te kufinjtė e vlimit tė kėsaj ēėshtjeje, e jep dimensionin ndėrkombėtar. Mė nė fund, nuk mundet pushteti serb tė zgjidhė statusin e serbėve jashtė Serbisė (Kroacia, BeH) me pjesmarrjen e faktorit ndėrkombėtar, pėrderisa statusi i shqiptarėve, pėrkėtėsisht i Kosovės - tė bėhet pa kėtė pjesmarrje. Pa ndihmėn dhe angazhimin direkt tė faktorit ndėrkombėtar, e duke u bazuar nė iniciativen frengo-gjermane, nė Kosovė do tė krijoheshin gradualisht kushtet pėr dalje paqesore e politike tė Kosovės nga jurisdiksioni i Serbisė. Shqiptarėt kuptojnė se te faktori ndėrkombėtar ėshtė gjithnjė i mė e qartė pėrcaktimi qė zgjidhja e pozitės sė Kosovės duhet tė kėrkohėt jashtė sundimit tė Serbisė ndaj Kosovės, mirėpo nė kuadėr tė sipėrfaqes politike e gjeografike tė Jugosllavisė sė mbetur. Me formimin e infrakstrukturės sė pėrshtatshme politike e demokratike, do tė sigurohej trajtimi i barabartė i Kosovės nė ndonjė bashkėsi tė re, tė ndryshme nga kjo e tanishme, edhe nėse deri mė tani asnjėra palė nuk ka treguar kurėrfarė gadishmėrie pėr kompromis. Prandaj, gjithsesi do tė ketė vėrejtje edhe me rastin e inciativės frengo-gjermane, por shpresojmė se kompromisi i tė dyja palėve nuk do tė pėrjetohet si dėshtim. Pėr kėtė arsye, shqiptarėt edhe mė tej nuk kuptojnė se e drejta e tyre ka vetėm pėrparėsi relative, ndėrkohė qė forca ushtarake edhe mė tej ėshtė nė anėn e Serbisė, ndėrkaq regjimi aktual i Serbisė, pėr arsye se nuk mundet tė jetojė pėrherė nė lajthitje se me represion do tė pacifizojė Kosovėn, m'u ngjarjet mė dramatike nė Drenicė dėshmojnė se gabimisht ka definuar interesin serb nė Kosovė. Si pasojė e klimės sė Drenicės, nuk pėrjashtohet as mundėsia qė politika aktuale paqesore e shqiptarėve, tė dalė para rrymės ēlirimtare e cila ėshtė gjithnjė e mė aktale dhe e rėndėsishme, pavarėsisht nga ajo se kryetari Rugova, edhe mė tej nuk ka alternativė adekuate, mirėpo autoriteti i tij i cili deri dje ishte i pakontestueshėm, pas tė gjithave qė kanė ndodhur, ėshtė luhatur nė mėnyrėn mė serioze. Prandaj, tė gjithė liderėt tjerė dinamik shqiptarė, tė cilėt dijnė se si konkretish t'i lėvizin gjėrat, mund tė marrin rolin udhėheqės, sepse dallimi nė mes tė Rugovės dhe tė tjerėve, sot ėshtė krejtėsisht i vogėl. Aq mė parė, nėse rryma mė radikale e lėvizjes shqiptare do tė ishte shkak qė iniciativėn frengo-gjermane, pėrkatėsisht statusin special, tė kuptojė si angazhim i Bashkėsisė ndėrkombėtare me qėllim tė integrimit tė lirė tė Ksoovės nė kuadėr tė shtetit serb. Kjo do tė shtyente zgjidhjen dhe do tė bėhej shkak qė pėrkrahėsit e zgjidhjes radikale tė ēėshtjes sė Kosovės, tė shndėrrojnė Kosovėn nė epiqendėr tė re tė konflikteve tė armatosura nė Ballakan. (autori ėshtė politikolog nga Prishtina) Predrag Simic Nė kėtė ditė, mė 1990, "New York Times" botoi artikullin e David Binderit, nė tė cilin parashikohej shkatėrrimi i RSFJ-sė brenda 18 muajsh. Edhe pse lufta me tė vėrtetė shpėrtheu pas njė viti, kjo nuk ndodhi ashtu siē pritej, nė krahinėn e varfėr jugore serbe, tė ndarė etnikisht, por nė republikėn mė tė pasur dhe nacionalisht homogjene tė ish-Jugosllavisė. Me gjithė atė qė pritej, gjatė luftės nė Slloveni, Kroaci dhe nė Bosnjė, gjendja nė Kosovė mbeti pak a shumė stabile, ndėrsa ashpėrsimi i marrėdhėnieve shqiptaro-serbe ndodhi nė fillim tė periudhės postdaytonike, nė kohėn kur lufta nė Ballkanin Perėndimor tashmė ishte nė pėrfundim. Sipas njė interpretimi, meritat mė tė mėdha pėr kėtė i ka misioni i forcave paqėruajtėse ndėrkombėtare nė Maqedoni, nė pėrbėrjen e tė cilit, pėr herė tė parė nė hapėsirat jugosllave, ishin edhe ushtarėt amerikanė. Arsyeja e dėrgimit tė tyre ishte supozimi se reaksioni zinxhiror i konflitit jugosllav do tė mund tė pėrhapej nga republikat perėndimore nė Kosovė e nė Maqedoni dhe tė fusė nė luftė edhe shtetet fqinje (pėrfshirė edhe anėtaret e NATO-s, Greqinė dhe Turqinė) dhe tė nxisė thyerjen e krahut jugor tė paktit veri-atlantik. Sipas njė interpretimi tjetėr, ky supozim ėshtė i pabazė ngase Maqedonia ishte republika e vetme jugosllave e cila nė mėnyrė tė qetė ka dalė nga ish-federata, ndėrsa tėrė Jugu i Ballkanit, megjithė ngjashmėritė me Ballkanin Perėndimor, megjithatė ndjek njė logjikė tjetėr tė marrėdhėnieve ndėrnacionale dhe ndėrshtetėrore. Sipas tė gjitha gjasave, ngjarjet e fundit nė Kosovė flasin se e vėrteta ėshtė diku nė mes. Nė tė vėrtetė, "problemi i Kosovės", ėshtė pjesė e sė ashtuquajturės ēėshtje shqiptare nė Ballkan, e qė, pėrveē Kosovės, pėrfshin edhe Maqedoninė Perėndimore, pjesėn lindore tė Malit tė Zi, Greqinė Verilindore, vetė Shqipėrinė dhe diasporėn shqiptare gjithnjė e mė tė fortė nė Evropėn Perėndimore dhe nė SHBA. Ngjashėm me popujt e tjerė ballkanas, synimi i Lėvizjes kombėtare shqiptare gjatė 100 vjetėve tė fundit ėshtė pak a shumė i njėjtė - krijimi i shtetit kombėtare shqiptar nė Ballkan - me kufijtė, tė cilėt qysh mė 1878 i caktoi Lidhja e Parė e Prizrenit. Bashkimi i Gjermanisė dhe rėnia e shteteve multinacionale tė Evropės Lindore, bėn qė nė qarqet shqiptare tė paraqiten tezat se "shqiptarėt janė populli i fundit i ndarė nė Ėvropė", se "vetėm gjysma e shqiptarėve jeton nė Shqipėri, derisa gjysma tjetėr jeton nė shtetet fqinje" dhe se "mossuksesi i eksperimentit jugosllav" shpien nė pėrfundimin se "paqja e qėndrueshme nė Ballkan ėshtė e mundur vetėm kur tė rumbullakohen shtetet nacionale nė kėtė hapėsirė" (nė tė cilėn shqiptarėt gjithsesi nuk mbeten vetėm). Mirėpo, shqiptarėt e Kosovės nuk janė pėrcaktuar pėr luftė tė armatosur dhe porosia kryesore (edhe pse rrallė e thėnė) e partive shqiptare nė Kosovė ėshtė se zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje do tė vėhet nė rend tė ditės nė pėrfundim tė dramės jugosllave dhe se internacionalizimi i pritur i problemit tė Kosovės do tė jetė nė pajtim me kėrkesat e tyre. Bindjen se "koha po punon pėr shqiptarėt", e ka inkurajuar fitorja e Partisė Demokratike nė zgjedhjet e vitit 1992 nė Shqipėri: ardhja nė pushtet e qeverisė sė parė postkomuniste nė Tiranė pat hasur nė simpatinė e Perėndimit, ndėrsa Shqipėria me pranimin nė OSBE, u kthye nė skenėn politike evropiane. Partitė shqiptare nė Kosovė dhe diaspora shqiptare pėrkrahėn Sali Berishėn, ndėrsa ai si kompensim pėr kėtė pėrkrahu kėrkesat e tyre: Shqipėria ėshtė shteti i vetėm qė ka pranuar "Republikėn e Kosovės", nė Tiranė ėshtė hapur "misioni" i saj, mediat shqiptare i dhanė hapėsirė tė madhe bashkatdhetarėve nė shtetet fqinje, shqiptarėt e Kosovės filluan tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė dhe nė politikėn shqiptare, kurse diplomacia shqiptare ishte kanal i ēmueshėm me anė tė tė cilit kėrkesat e tyre do tė mund tė arrinin nė rend dite tė organizatave ndėrkombėtare. Politika e PD-sė, ēerdhja e sė cilės ishte nė Veri tė vendit, nuk hasi nė mirėkuptim tė mjaftueshėm nė Jug ku dominonte opozita. Qysh atėherė, ndėr opozitarėt shqiptarė mund tė dėgjohej se Berisha po i ngroh emocionet kombėtare, nė mėnyrė qė ta fshehė paaftėsinė e tij pėr tė zgjidhur problemet nė vend dhe se problemi kosovar, nė tė vėrtetė, i pengon pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė dalė nga varfėria dhe tė gjejė vendin e saj nė skenėn politike tė Ballkanit dhe tė Evropės. Kur mė 1991 nė Beograd udhėtoi delegacioni i parė shqiptar i opozitės, kjo tregoi se marrėdhėniet shqiptaro-serbe pėrsėri tė zhvillohen nė dy drejtime - nacionale dhe shtetėrore - qė nuk pėrputhen nė shumė aspekte. Pakėnaqėsi mė tė mėdha ndėr shqiptarėt e Kosovės shkaktoi edhe marrėveshja paqėsore e Daytonit, e cila nuk pėrfshiu Kosovėn. Nė tė vėrtetė, atėherė u bė e qartė se problemi i Jugut tė Ballkanit nuk do tė zgjidhet sipas analogjisė sė Ballkanit Perėndimor dhe se gjasat pėr internacionalizlimin e ēėshtjes sė Kosovės janė gjithnjė e mė tė vogla, repsektivisht se politika e LDK-sė nuk ka sjellė rezultatet e pritura. Konfliktet etnike nė Evropė, pas vitit 1989, bėn qė edhe bashkėsia ndėrkombėtare t'i qaset mė me kujdes ēėshtjes sė tė drejtave tė popujve pėr vetėvendosje. Pėr dallim prej botėkuptimeve tė mėhershme, sipas sė cilave ajo para se tė gjithash do tė thotė e drejtė pėr shkėputje, bashkim kombėtar dhe formim i shteteve nacionale ("vetėvendosje eksterne"), sot mbizotėrojnė interpretimet se vetėvendosja mundet dhe, zakonisht duhet tė jetė "interne" (forma tė ndryshme tė autonomisė dhe ngjashėm) pasi qė, nė tė kundėrtėn, kėrcėnon shpėrthimi i konflikteve etnike tė cilat do tė vėnin nė kaos tėrė renditjen postbipolare ndėrkombėtare. Kur nė fillim tė vitit 1997 ra regjimi i PD-sė, duke marrė pas vetes mbarė strukturėn shtetėrore tė Qeverisė nė Shqipėri, lėvizja kombėtare shqiptare e humbi mbėshtetjen e saj tė fortė, ndėrsa ideja kombėtare shqiptare u tund. Pėr shembull, me rastin e bisedimeve shqiptaro-serbe, nė New York, nė pranverė tė vitit 1997, ndėr pjesėmarrėsit amerikanė ka mundur tė dėgjohet edhe vėrejtja se rrėnimi i njė shteti shqiptar nė Ballkan, sigurisht se nuk u shkon nė favor kėrkesave pėr krijimin e njė shteti tjetėr shqiptar. Nė atė kohė, nė porositė e shteteve udhėheqėse (para se tė gjithash anėtarėt e Grupit tė Kontaktit), ėshtė thėnė se problemi i Kosovės duhet tė zgjidhet brenda Jugosllavisė dhe se pas Bosnjės "bota nuk ngutet nė krizė tė re ballkanike". Ndėrrimi i pushtetit nė Shqipėri, nė vjeshtėn e kaluar, ka sjellė kthesė nė marrėdhėniet ndėrmjet Tiranės me Beogradin dhe Shkupin, qė gjtihashtu nuk ka shkuar nė dobi tė Lėvizjes kombėtare nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Pas vitit 1995, partitė shqiptare nė Kosovė janė pėrballė me njė kthesė: dėshtimi qė tė realizohen qėllimet e proklamuara ka dobėsuar ndikimin e tyre, zėrat e pakėnaqėsisė janė dėgjuar edhe nga njerėzit me ndikim, si ADem Demaēi, Bujar Bukoshi e tė tjerė, nė skenė ėshtė paraqitur njė gjeneratė e re shqiptarėsh, diaspora shqiptare madje ka filluar tė shqyrtojė alternativė ndaj Rugovės, por risi ka sjellė paraqitja e sė ashtuquajturės Ushtri Ēlirimtare e Kosovės. Pa hyrė nė spekulime pėr prejardhjen dhe karakterin e kėsja organizate, mund tė thuhet se aktivitetet e saj tė deritashme kanė qenė drejtpėrsėdrejti tė lidhura me situatėn nė krahinė. Para sė gjithash, atentatet mbi shqiptarėt qė bashkėpunojnė me autoritetet serbe janė pėrpjekje e qartė qė tė pengohet shtresimi i Lėvizjes kombėtare shqiptare. Sė dyti, krijimi i njė psikoze tė frikės dhe pasigurisė, shton presionin pėr shpėrnguljen e popullsisė joshqiptare nga Kosova. Sė treti, pėrdorimi i emrit "ushtri", pėrdorimi i uniformės, armatimi dhe organzimi i UĒK-sė, mund tė konsiderohet si demonstrim i forcės, drejtuar si autoriteteve serbe, ashtu dhe komunitetit ndėrkombėtar dhe vėrejtje qė kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės nuk mund tė hiqen nga rendi i ditės. Gjithashtu, shtimi i dhunės nė Kosovė bėn presion mbi qeverinė e Fatos Nanos nė Tiranė qė tė heqė dorė nga kontaktet me Beogradin dhe me Shkupin, dhe qė nė mėnyrė mė agresive tė vendoset ndaj kėrkesave tė shqiptarėve nė Kosovė ( pėr shembull, paraqitja e sėrishme e Sali Berishės nė skenėn shqiptare ėshtė pėrputhur me tensionimet mė tė reja nė Kosovė). Thėnė shkurt, vala aktuale e dhunės ka kthyer nė skenė problemin e Kosovės, edhepse ėshtė pak e mundur qė tė shkaktojė konflikt mė tė gjerė shqiptaro-serb, pėr shkak tė dobėsisė aktuale tė tė dyja palėve. Dhe, derisa partitė shqiptare me kėmbėngulje kėrkojnė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjės sė Kosovės (kėrkesat pėr "protektorat civil ndėrkombėtar", "Dayton tė Kosovės" etj), pėr organet e pushtetit nė Serbi dhe nė Jugosllavi, kjo ėshtė mė pak e pranueshme se kurrė mė parė. Nga ana tjetėr, megjithatė, zhvillimi mė i ri i ngjarjeve ka bėrė qė pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės, pėr herė tė parė, tė dalin nė skenėn ndėrkombėtare dhe nėpėrmjet kontakteve tė drejtpėrdrejta me organet zyrtare tė Evropės Perėndimore dhe tė SHBA-sė, tė dalin me kėrkesat e tyre. Me kėtė shtrohet pyetja e pashmangshme; nga do tė drejtohen, pas tė gjithave, marrėdhėniet shqiptaro-serbe nė Kosovė? Njė mundėsi ėshtė acarimi i mėtejmė, qė do tė shpiente, qoftė drejt masave mė tė gjera represive tė pushtetit, qoftė nė gjendje tė papushtet dhe kjo nė njė ēast do tė mund tė hapte ēėshtjen e implementimit tė Nenit VII tė Kartės sė OKB-sė ("Aksionet e Kėshillit tė Mbrojtjes, nė rast tė kėrcėnimit tė paqes, thyerjes sė paqes dhe akteve tė agresionit"), pėrkatėsisht intervenimit ndėrkombėtar. Mundėsia tjetėr ėshtė qė, megjithatė, tė zhvillohet njė lloj dialogu shqiptaro-serb, pavarėsisht nga ajo se ēfarė do tė ishin synimet momentale tė njė dialogu tė tillė - nė kėtė udhėzojnė edhe jo vetėm iniciativat mė tė reja ndėrkombėtare (propozimet e Robert Gelbardit dhe Wolfgang Ischingerit, apo tė Hubert Vedrineit dhe Klaus Kinkelit), por edhe konkludimet e kontakteve shqiptaro-serbe tė nivelit politik dhe ekspertėt. Duke gjykuar sipas pėrvojave evropiane tė kohės sė fundit, nė zgjidhjen e kontesteve etnike (Tiroli Jugor, marrėveshja hungarezo-rumune mbi Transillvaninė etj), njė dilaog i tillė do tė duhej tė kishte sė paku dy dimensione - ndėrnacionale dhe ndėrshtetėrore. Nė tė parin, ėshtė e mundur qė ēėshtjet kyēe tė lihen pėr mė vonė, ndėrsa do tė theksoheshin masat pėr forcim tė besimit tė ndėrsjellė, dhe veēanėrisht kthimi i shqiptarėve nė institucionet e sistemit, qė do tė ishte nė interes tė tė dy komuniteteve etnike. Nė rastin e dytė, do tė duhej tė vazhdohej procesi i afrimit tė Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, tė kontribuojė nė zbutjen e tensioneve nė tė dy shtetet dhe tė krijojė hapėsirė pėr aktivitet tė ndėrsjellė, jo vetėm nė rajon, por edhe ndaj integrimit evropian. Nė rrethana dukshėm tė ndryshuara, do tė krijoheshin edhe kushtet pėr rol mė aktiv tė BE-sė nė rajon, e me vetė kėtė, edhe pėrdorimin e pėrvojave tė saj pozitive dhe instrumenteve dedikuar mjediseve etnikisht tė pėrziera (si programet e llojit "Inter-reg" "Evro-rajon" etj). Shkurtimisht, do konkluduar se edhe pėr serbėt edhe pėr shqiptarėt, "rruga pėr nė Evropė" ēon nėpėr Kosovė. (autori ėshtė drejtor i Institutit ndėrkombėtar pėr politikė dhe ekonomi)