Mahmut Bakalli Disa nga premisat themelore, tė cilat sipas mendimit tim, janė dhėnė nė rastin e Kosovės, e tė cilat e bėjnė njėfarė kornize pėr zgjidhjen e nyjes sė Kosovės dhe nga tė cilat do tė duhej tė nisemi nė diskursin mbi Kosovėn, do tė mund tė ishin si vijon: 1. Populli shqiptar nė Kosovė, me kurrfarė baze nuk mund tė trajtohet "pakicė kombėtare", si pėr shkak tė numrit tė popullsisė qė jeton nė kėtė territor dhe nė tė cilin gjithmonė ka qenė shumicė (Kosovėn e pėrbėn 90 pėr qind e popullsisė shqiptare, ndėrsa nė Federatėn e mėhershme shumėkombėshe jugosllave, sipas numrit, ishte populli i tretė, e nė shumė raste kishte numėr mė tė madh se sa popujt tė cilėt tani kanė krijuar shtetet e pavarura, ndėrsa nė territorin e Jugosllavisė sė sotme populli shqiptar ėshtė i dyti me radhė), ashtu edhe pėr arsyen se, si rast unik, ky paraqet pothuajse gjysmėn e popullit tė pėrgjithshėm shqiptar, i cili pėr shkak tė luftėrave tė padrejta dhe vendimeve tė padrejta ndėrkombėtare, me rastin e formimit tė shtetit shqiptar, njė shekull tė tėrė, mbeti popull i ndarė pėrgjysmė me kufi ndėrkombėtar, kėshtu qė nė tė dyja anėt e kufirit gjendet po i njėjti popull nė territorin e vet etnik. 2. Ėshtė i nevojshėm pranimi i tė drejtave pėr vetėvendosje pėr popullin shqiptar tė Kosovės. Aplikimi i kėtij parimi tė lartė tė demokracisė sė shekullit XX, ėshtė i paevitueshėm edhe pėr zgjidhjen e pozitės sė Kosovės. Pa marrė parasysh se sot parimi i sė drejtės pėr vetėvendosje mėton tė mbulohet, jam i bindur nė pashmangshmėrinė e aplikimit tė tij, me ē'rast mendoj nė vetėvendosjen si nga aspekti ashtu edhe nga kuptimi modern, i cili me radikalizmin e vet nuk do t'i shkaktonte dėm popujve tė tjerė dhe i cili nuk do tė ishte nė kundėrshtim me parimet e tjera tė sė drejtės ndėrkombėtare. Sepse, edhe mėnyra se si u gjet nėn sundimin e Serbisė, edhe sipas represioneve sistematike qė i zbaton pushteti i Serbisė ndaj tij, edhe sipas aspiratave tė shprehura dhe deklaracioneve qė tė jetė i pavarur nga Serbia, si edhe sipas shumė kritereve tjera - popullit shqiptar tė Kosovės i takon e drejta nė vetėvendosje. 3. Ėshtė i nevojshėm respektimi i aspiratave historike pėr liri tė popullit tė Kosovės, deklarimit tė tij plebishitar dhe vendosjes pėr Republikėn e pavarur tė Kosovės, jashtė juridiksionit tė shtetit serb. Populli shqiptar i Kosovės e shpalli kėtė me referendum, zgjodhi organet e veta legjitime, si edhe vėrtetoi pozitėn demokratike e tė pavarur tė Kosovės, pas shkatėrrimit tė ish-Jugosllavisė. Kjo ėshtė e drejtė e tij legale, pasi qė edhe Kosova pėrbėnte federatėn e mėhershme jugosllave, e cila u shkatėrrua. Do tė thotė, kjo nuk mund tė konsiderohet si deklarim i vetėm volunteristik dhe tė mohohet vullneti dhe vendosmėria e popullit shqiptar. 4. Ėshtė i nevojshėm respektimi i interesave tė popullit serb dhe i popujve tė tjerė nė Kosovė qė si popuj tė jenė plotėsisht tė barabartė me popullin shumicė nė Kosovė, si edhe repsektimi i interesave tė popullit serb nė pėrgjithėsi, si edhe shtetit serb, pėr disa vlera historike dhe shpirtėrore dhe interesat nė Kosovė, pėr ruajtjen e monumenteve historike dhe fetare tė popullit serb nė Kosovė. Kėshtu, Kosova do tė ishte republikė e pavarur, por jo vetėm republikė e shqiptarėve, por republikė e tė gjithė popujve qė e pėrbėjnė si edhe shtet demokratik i qytetarėve qė jetojnė nė tė. Me kėtė do tė hidheshin poshtė idetė militante rreth Kosovės ekskluzivisht shqiptare apo serbe. 5. Ėshtė i nevojshėm respektimi i parimit ndėrkombėtar rreth mosndryshimit tė kufijve ekzistues ndėrkombėtarė, qoftė nė mėnyrė tė njėanshme, qoftė me vullnet. Mirėpo marrėdhėniet e reja dhe trendet nė botė kėrkojnė ide tė reja, invencione dhe veprime tė reja, tė cilat janė tė liruara nga disa tabu stereotipe. Ka humbur plotėsisht kuptimin edhe vlera e mbetjes sė Kosovės nėn sundimin e Serbisė, madje edhe nė ēfarėdo aspekti tė autonomisė, madje as autonomisė nga Kushtetuta e vitit 1974, sepse pėrgjithmonė ėshtė humbur konteksti nė tė cilin ėshtė ndėrtuar kjo autonomi. Fundja, edhe sipas asaj kushtetute, nė esencė Kosova kishte dhe kryente pushtet shtetėror, pavarėsisht nga Serbia, sepse ka qenė element konstituiv i federatės sė atėhershme, nė mėnyrė identike sikurse republikat e tjera. 6. Nėse nga Marrėveshja e Daytonit del se duhet tė ruhet integriteti territorial i sipėrfaqes ku shtrihet Jugosllavia e tashme (Serbia dhe Mali i Zi), atėherė edhe kjo duhet tė respektohet, mirėpo kjo nuk pengon krijimin e aspiratave demokratike dhe natyrore tė popullit shqiptar, tė ndarė pėrgjysmė nė mėnyrė tė padrejtė, qė tė realizojė edhe bashkimin e vet kombėtar, pa ndryshimin e kufijve, mirėpo nė njė perspektivė evropiane tė hapjes sė kufijve dhe integrimeve evropiane. Mirėpo, pas Daytonit, jo vetėm BH-ja, por edhe tėrė sipėrfaqja e Jugosllavisė, do tė thoja i tėrė Ballkani, nuk mund tė varet mė nga ajo se ēfarė ka qenė. Prandaj, fryma e Daytonit duhet tė pėrfshijė edhe territorin e Jugosllavisė sė sotme, pėrkatėsisht ndryshimet radikale nė rendin e saj politik dhe kushtetues, ashtu qė tė gjitha shtetet e pavarura nė atė territor (pėrfshirė kėtu edhe republikėn e Kosovės), do tė merreshin vesh dhe do tė deklaroheshin rreth integrimit tė ndėrsjellė, i cili do tė ishte pjesė pėrbėrėse e integrimeve rajonale evropiane, dhe pamundėsinė e hegjemonizmit tė ndokujt. Nėnvizoj: integrimi si pjesė e integrimeve evropiane, sepse federatat e vjetra si perandori, janė komprometuar dhe u shkatėrruan me vetė shkatėrrimin e komunizmit, e mė tej, kjo nuk do tė mund t'i ngjajė Jugosllavisė, e cila u shkatėrrua, madje as kėsaj qė sot quhet Jugosllavi. Ky integrim do tė mund tė kishte formė qė i pėrgjigjet optimalisht tė gjithė anėtarėve, qoftė si union, si federatė e shteteve tė pavarura apo si konfederatė, e cila do tė kishte kufij tė hapur e tė liberalizuar me fqinjėt, e cila do tė ishte e kyēur nė tė gjitha mekanizmat dhe organizatat evropiane dhe botėrore, sė cilės do t'i hiqeshin tė gjitha sanksionet dhe e cila do tė ishte e kyēur nė format kolektive tė sigurimit dhe tė mbrojtjes evropiane. Ėshtė i nevojshėm ndryshimi urgjent i gjendjes nė Kosovė: ndėrprerja e tė gjitha represioneve ndaj popullit shqiptar dhe ndryshimi i pozitės sė Kosovės, sepse gjendja aktuale e status qou-sė, do tė thotė vazhdim i represioneve brutale tė autoriteteve serbe ndaj popullit shqiptar, tė cilat nuk mund tė zbuten vetėm me aktivitetet e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Gjendja aktuale e status quo-sė po shndėrrohet gjithnjė e mė shumė nė gjenerator tė konflikteve dhe burim themelor i konfliktit tė mundshėm tė luftės me pėrmasa mė tė gjėra ballkanike e me pasoja tė paparashikueshme. Represionet e organeve tė pushtetit ndaj shqiptarėve nė Kosovė, si dhe paraqitjet me tė shpeshta tė disa aksioneve terroriste nė Kosovė, kohėt e fundit, pavarėsisht nga politika paqedashėse e lėvizjes politike shqiptare dhe pavarėsisht nga tė gjitha gjykimet publike dhe distancimi nga kėto aksione nga ana e partive politike shqiptare, vėrtetojnė pashmangshmėrinė se nuk bėn tė shtyhet zgjidhja e pozitės sė Kosovės. Sepse, nė tė vėrtetė, tė gjitha ngjarjet janė reagim ndaj veprimit joefikas tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė raport me zgjidhjen e pozitės sė Kosovės dhe tė popullit shqiptar. Pėr t'iu shmangur konfliktit mė tė madh, ėshtė e nevojshme veprimtaria diplomatike parandaluese, jo vetėm pėr shkak tė qetėsimit, por edhe pėr shkak tė kapėrcimit tė kėsaj gjendjeje tė padurueshme. Janė tė nevojshme, para sė gjithash, bisedimet urgjente, si edhe vendosja e pėrfaqsuesėve legjitimė tė palės shqiptare dhe serbe rreth zgjidhjes paqesore e politike tė pozitės sė Kosovės, me ndėrmjetėsimin e faktorit autoritativ ndėrkombėtar, apo thirrja e konferencės sė veēantė ndėrkombėtare rreth pozitės sė Kosovės dhe tė popullit shqiptar, apo organizimi i konferencės ndėrkombėtare rreth marrėdhėnieve dhe integrimeve rajonale nė Evropėn Juglindore, ku do tė pėrfshihej edhe zgjidhja e pozitės sė Kosovės dhe e popullit shqiptar. Natyrisht, pozita e Kosovės duhet tė zgjidhet drejt dhe konform aspiratave ēlirimtare dhe deklarimit tė popullit shqiptar. Sepse, kam frikė, ēdo zgjidhje e cila do tė injoronte aspiratat ēlirimtare tė popullit shqiptar, herėdokur, do tė ēojė nė njė konflikt dhe nė njė luftė tė mundshme me pėrmasa mė tė gjera. Dialogu ynė kėtu, afrimi i mendimeve dhe i propozimet tona besoj se do tė jenė kontribut i kėsaj zgjidhjeje tė drejtė dhe paqedashės tė pozitės sė Kosovės. (Autori ėshtė analist politik nga Prishtina) Zoran Gjingjiq * Nga e drejta demokratike e popujve pėr vetėvendosje nuk rrjedh e drejta pėr shtet, por, lidhur me kėtė, nga ajo dalin shumė tė drejta tė tjera; njerėzore, personale, politike, kolektive, etj. Ndėrkaq, ajo qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, gjithė kjo nėnkupton nevojėn dhe detyrimin e ekzistimit tė institucioneve qė nė mėnyrė bindėse garantojnė realizimin e tė drejtave tė mė sipėrpėrmendura * Konsideroj se ėshtė mė mirė qė zjarri tė fiket me kova uji, sado qė tė jenė tė vogla ato, se sa me njė cisternė benzine. Nuk ėshtė e gjitha nė shpejtėsi dhe nė radikalizėm. Njė hap i vogėl nė drejtimin e duhur ėshtė shumė mė i mirė, se sa dhjetė hapa tė mėdhenj nė drejtim tė gabuar Nė fillim dy vėrejtje. Pyetjen tanimė tė zakonshme "si tė zgjidhet problemi i Kosovės" duhet riformuluar nė pyetjen "si do tė duhej tė zgjidhej problemi i Kosovės?". Ky nuk ėshtė vetėm pėrmirėsim gjuhėsor. Do tė lėvizim nga pika e vdekur vetėm nėse jemi realistė. E pasi qė zgjidhja finale e problemit tė Kosovės nuk ėshtė presupozim real, tė gjithė pjesėmarrėsit nė procesin e zgjidhjes sė problemit duhet qė tė pėrgatiten psikikisht pėr strategjinė e hapave tė vegjėl. Vėrejtja e dytė ka tė bėjė me kornizėn pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Sipas mendimit tim, kjo kornizė duhet tė jetė - sistemi juridik dhe politik i Evropės moderne. Nė sistemin juridik dhe politik tė Evropės moderne tė gjitha problemet e mėdha zgjidhen duke i zbatuar dhe duke i garantuar tė drejtat. Kjo pėrjashton dhunėn, arbitraritetin, rrezikimin e jetėve tė njerėzve dhe mekanizmat e ngjashėm joligjorė. Pra, si tė zgjidhet problemi i Kosovės nė mėnyrė paqėsore, e jo me dhunė? Rezultat i parė i vendimit tė rėndėsishėm, e sipas meje vendim i vetėm i drejtė, qė problemi i Kosovės tė zgjidhet nė kuadėr tė sistemit juridik dhe politik tė Evropės moderne, ėshtė se shqiptarėt nė Kosovė nuk kanė tė drejtė nė pavarėsi shtetėrore. Pėr shkak se nuk ekziston e drejta nė shtet. E drejta e popujve pėr vetėvendosje, nė tė cilėn mbėshteten intelektualėt dhe politikanėt shqiptarė nė Kosovė, nė asnjė interpretim tė vetin juridik nuk nėnkupton tė drejtėn pėr pavarėsi shtetėrore apo pėr ndarje. E drejta e popujve pėr vetėvendosje ėshtė e drejtė demokratike burimore pėr lirinė e formėsimit tė jetės tėnde brenda njė shteti. Nga e drejta demokratike e popujve pėr vetėvendosje nuk rrjedh e drejta pėr shtet, por, pėr kėtė, nga ajo dalin shumė tė drejta tė tjera. Njerėzore, personale, politike, kolektive, etj. E ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme, gjithė kjo nėnkupton nevojėn dhe detyrimin e ekzistimit tė institucioneve qė nė mėnyrė bindėse garantojnė realizimin e tė drejtave tė lartpėrmendura. Sepse, ē'u nevojiten tė drejtat e njeriut, qytetare apo politike, nėse nuk kemi gjyqe tė pavarura, media objektive apo zgjedhje tė lira? Nėse problemin e Kosovės pėr njė moment e reduktojmė nė kontestin nė mes pushtetit serb dhe shqiptarėve, duhet t'ua zėmė pėr tė madhe tė dy palėve. Autoritetet serbe nuk kanė siguruar institucione qė nė mėnyrė bindėse garantojnė tė drejtat themelore. Jo vetėm nė Kosovė, por nė tėrė Jugosllavinė nuk ka gjyqėsi tė pavarur, informim objektiv dhe zgjedhje tė lira. Shqiptarėve duhet t'u zihet pėr tė madhe se nga fakti qė nė Serbi nuk ka garanci tė mjaftueshme pėr realizmin e tė drejtave demokratike, konkludojnė se kanė tė drejtė tė ndahen. Ky konkludim ėshtė i kundėrt me sistemin e tė drejtave tė Evropės moderne. Nė tė vėrtetė, nga fakti se nė njė vend nuk ka garanci institucionale tė mjaftueshme pėr realizimin e tė drejtave, nga kjo rrjedh e drejta pėr organizim politik, sindikal e ēfarėdo tjetėr, me qėllim qė tė demokratizohen kėto vende. Kjo ėshtė rruga e vetme e drejtė edhe nė rastin tonė. Natyrisht, nėn presupozimin se problemet tona i zgjidhim ashtu siē i zgjidh Evropa moderne, e jo si nė kohėn e gurit. Gjithsesi, ēėshtja e shqiptarėve nė Serbi nuk ėshtė vetėm ēėshtje e tė drejtave individuale, por edhe e tė drejtave kolektive, e madje edhe e statusit politik. Nga koha e Jugosllavisė sė Titos kėtė ēėshtje e kemi trashėguar si problem i autonomisė. Ēfarėdo tė jetė pėrmbajtja e autonomisė, njė gjė ėshtė e qartė - kemi tė bėjmė me tėrėsinė e tė drejtave specifike. Jugosllavia e Titos nuk ishte shtet juridik, prandaj nė tė, autonomia ishte vetėm mjet manipulimi politik. Njė nga aspektet e manipulimit ėshtė edhe ajo qė ēėshtja e autonomisė territoriale ėshtė pėrzier me ēėshtjen e tė drejtave kolektive kombėtare. Autonomia territoriale e Kosovės dhe ajo e Vojvodinės janė njė ēėshtje, ndėrsa ēėshtja e tė drejtave tė caktuara tė pakicave kombėtare dhe grupeve etnike ėshtė diē krejtėsisht tjetėr. Por, kėtė nyje, qė Tito e ka lidhur me mjeshtėri, mund ta zgjidhim vetėm me durim dhe vetėm me anė tė instrumenteve tė shtetit juridik. Para nesh kemi dy rrugė. E para ėshtė e shkurtėr dhe radikale. Kjo ėshtė rruga e zbatimit tė dhunės, presioneve, tentimeve qė tė krijohet njė gjendje faktike e re (shteti i ri) pėr tė cilėn mė tutje do tė kėrkohej legalizimi ndėrkombėtar, apo, pėrsėri, qė me anė tė dhunės tė suspendohen tė gjitha tė drejtat, me arsyetim se ato rezikojnė ekzistimin e shtetit. Kjo ėshtė rruga e ekstremistėve politikė. Nuk di se ēfarė ka nė fund tė kėsaj rruge, por e di me siguri se kjo nuk ėshtė rruga qė ēon pėr nė Evropė. Rruga e dytė ėshtė e gjatė dhe pėrplot me leqe. Ajo realizohet si njė proces i mundimshėm i vėnies dhe i garantimit tė tė drejtave. Etapat nė tė janė tė qarta. Medoemos duhet tė krijohen garanci institucionale pėr realizimin e tė drejtave themelore. Kėto janė instrumente pa tė cilat asnjė zgjidhje demokratike nuk ėshtė stabile. Ēfarėdo qė ne tė pohojmė gjatė procesit politik si pėrmbajtje e autonomisė sė Kosovės, e gjithė kjo tė do mbetet pezull pa institucione demokratike qė sigurojnė funksionimin e pėrditshėm tė autonomisė. Porosia dhe konkludimi im duken kėshtu: pa demokratizim tė shpejtuar tė Serbisė, problemin e Kosovės nuk mund ta zgjidhim nė mėnyrėn e Evropės moderne. Nėse dėshirojmė qė problemin e Kosovės ta zgjidhim si problem tė tė drejtave, e jo me anė tė dhunės, janė tė domosdoshme institucionet e shtetit juridik, ndėrsa ėshtė e domosdoshme qė ato tė respektohen. Kjo ėshtė njė punė e madhe nė tė ardhmen, edhe pėr serbėt, edhe pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Serbi. Reaksioni i parė i lexuesve nndaj kėtij konkludim do tė jetė - shumė teori, e pak pėrgjigjje praktike. Kinse ka kaluar koha e teoretizimeve, ndėrsa tani ėshtė koha qė tė veprojmė. Pajtohem se ka kaluar shumė kohė, ndėrsa ėshtė bėrė shumė pak nga ajo qė ėshtė e drejtė. Megjithatė, nga ky konstatim assesi nuk del se zgjidhjet e shpejta do tė zgjidhin vėrtet problemin. Konsideroj se ėshtė mė mirė qė zjarri tė fiket me kova uji, sado qė tė jenė tė vogla ato, se sa me njė cisternė benzine. Nuk ėshtė e gjitha nė shpejtėsi dhe nė radikalizėm. Njė hap i vogėl nė drejtimin e duhur ėshtė shumė mė i mirė se sa dhjetė hapa tė mėdhenj nė drejtim tė gabuar. (Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike)