Reagime Mihajllo Markoviq Esat Stavileci (profesor nė Universitetin e Prishtinės) Enver Ferati (ekonomist nga Prishtina) prof. dr. Aleksandar Stipēeviq (autori ėshtė Ilirolog, profesor Universitar nė Zagreb) Borisav Joviq Dr. Arsim Bajrami (profesor i fakultetit juridik nė Prishtinė) Vizitorė tė nderuar, Ju falėnderojmė pėr interesimin tuaj tė cilin e shkaktoi servisi "Kosova on-line". Besojmė se edhe reagimet tuaja, mendimet apo polemikat, do tė kontribuojnė nė dialogun rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Tema e parė e servisit ishte "Kosova sot", autorė tė tė cilave ishin filozofi dhe publicisti nga Prishtina, Shkelzen Maliqi dhe akademiku Mihajlo Markoviq nga Beogradi. Temėn e dytė, "Kosova nė Kushtetutė", e pėrpunuan kryetari i Kryesisė sė ish-RSFJ-sė, Borisav Joviq dhe avokati dhe ish-funksionari komunist nga Prishtina, Azem Vllasi. Rreth temės sė tretė, me titull "Luftė apo paqe nė Kosovė" shkruajtėn politikologu nga Prishtina, Behlul Beqaj dhe bashkėpunėtori shkencor i Institutit pėr Politikė dhe eEkonomi Ndėrkombėtare nė Beograd, Predrag Simiq. I presim reagimet tuaja, tė kufizuara nė 35 rreshta, nė kėtė e-mail: cig@beta.opennet.org pėr gjuhėn serbe dhe angleze, si dhe nė e-mail redaksia@koha.net pėr gjuhėn shqipe. Me respekt, e pėrditshmja e pavarur nė gjuhėn shqipe "Koha ditore" dhe agjencia e lajmeve "Beta" Mihajllo Markoviq Esat Stavileci (profesor nė Universitetin e Prishtinės) Aty ku janė tė pranishme faktet, fjalėt bėhen tė panevojshme Nė Kosovė, serbėt janė, nė tė vėrtetė, ardhacakė Teksti i Mihajlo Markoviqit ėshtė pėrplot kundėrthėnie, duke u nisur nga pohimi i paqėndrueshėm i tij se "konflitkti real i paevitueshėm i interesave qėndron nė faktin se pjesėn dėrmuese tė popullėsisė nė Kosovė e pėrbėjnė shqiptarėt, por se nga ana tjetėr, Kosova pėr shekuj me rradhė ka qenė vend amė serbė, ndėrsa edhe sot ėshtė pjesė e shtetit serb", deri te vlerėsimet e pavėrteta se "ata (mendon nė shqiptarėt) besojnė se Kosova ishte vendi i tyre, kaherė, para se nė Kosovė tė kishin ardhur serbėt nė shekullin VI dhe VII", dhe se "ata kanė shpallur veten si pasardhės tė ilirėve...". Madje pėr gjykimin e fundit merr guxim tė thotė se "nuk ekziston kurrėfarė prove shkencore". Nja qasje sado e shkurtėr e historisė sė popullit shqiptar, etnogjenenzės dhe autoktonisė sė tij, na ndihmon tė nxjerrim kėto pėrfundime shkencore. E para, se origjina ilire e shqiptarėve ėshtė nė raport tė drejtpėdrejtė me identitetin historik tė popullit shqiptar dhe se arkeologėt kanė provuar se "ekziston njė vijimėsi e drejtpėrdrejtė nė kulturėn materiale tė shqiptarėve nė mes tė ilirėve dhe shqiptarėve, madje nė mbėshteteje tė materialit arkeologjik tė njė varg nekropolesh tė mesjetės sė hershme nė territorin e Shqipėrisė sė sotme". E dyta, se zbulimet arkeologjike nė nekropolet e hulumtuara dėshmojnė pėr traditėn ilire, e cila vazhdon edhe pas vendosjes sė sllavėve nė Ballkan. E treta, shumė emra filologėsh botėror kanė arritur nė pėrfundim se "gjuha shqipe ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me ilirishten". E katėrta, se "edhe njė varg ilirologėsh jugosllavė theksojnė gjithashtu se shqiptarėt rrjedhin nga ilirėt". E pesta, se "shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė lashtė tė Evropės". E gjashta, se shqiptarėt, si pasardhės tė ilirėve janė autoktonė nė territoret nė tė cilat jetojnė sot. E shtata, se territori mė tė cilin gjuha shqipe ėshtė zhvilluar nga ilirishtja "nė vijat e pėrgjithshme i pėrgjigjet shtetit bashkohor shqiptar, por shtrihet edhe jashtė kufijve nė Jugosllavi dhe nė Greqi". E teta, se "Kosmeti nuk ėshtė serb" dhe se "serbėt janė vendosur nė Kosovė me rastin e zgjerimit tė shtetit serb nė kėtė drejtim nga Nemanjiqėt". E nėnta, se "nė territorin etnik shqiptar, pėr pasojė pushtimesh, nė mesjetė edhe nė kohėn e Perandorisė Osmane, janė vendosur pakica sllave, turke dhe rome" dhe se "pakica sllave ėshtė shtuar ndjeshėm, me kolonizimin e dhunshėm midis dy Luftėrave Botėrore dhe se kurrė nuk ka arritur tė jetė mbi dhjetė pėr qind tė popullėsisė nė tėrėsi". E dhjeta, se burimet historike flasin se shqiptarėt janė autoktonė dhe se serbėt janė nė tė vėrtetė ardhacak. Pra, problemi qėndron nė faktin se Mihailo Markoviqi mbėshtetet nė historiografinė serbe nė tė cilėn historia e popullit shqiptar nuk paraqitet si autentike, ne tėrėsinė dhe vazhdimėsinė e saj gjatė shekujve, "por e shkėputur dhe e pėrndarė nė kuadėr tė shteteve qė kanė sunduar nė trojet shqiptare dhe nė kuadėr tė marrėdhėnieve tė shqiptarėve me sllavėt e jugut". Represionin qė ushtron pushteti serb nė Kosovė, nuk e quan me emėr tė vėrtetė, veē se konstaton se "ėshtė e qartė se nė Kosovė ekziston njė shkallė e caktuar e represionit politik". E vėrteta ėshtė se Serbia nė lidhje me Kosovėn e sfidon rėndė komunitetin ndėrkombėtar, duke i thyer tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė kėtij komuniteti. E gjithė kjo ndodhė "nė funksion tė synimeve pėr ndėrrimin e strukturės etnike tė Kosovės". Bazuar nė fakte "sot Kosova paraqet zonėn mė tė pėrhimtė tė shkeljeve dhe tė abuzimeve tė lirive dhe tė drejtave njerėzore dhe kombėtare nė Ballkan", me prezencėn e ideve gjenocidale, tė pėrmbajtjeve dhe synimeve gjenocidale, nė aktet shtetėrore dhe nė rrjedhat faktike tė gjenocidit. Ai sugjeron daljen e shqiptarėve nė zgjedhjet serbe, nė kohėn kur shqiptarėt kanė shpallur zgjedhjet e veta. Ai rekomandon se shqiptarėt duhet tė pranojnė "se Serbia dhe Jugosllavia janė shteti i tyre", duke harruar se shqiptarėt "e ndiejnė Republikėn e Kosovės si truall jetėsor dhe truall politik tė tyre dhe se kjo ndjenjė bazėn e ka nė realitetin demografik dhe politik tė Kosovės", se shqiptarėt "Serbinė nė asnjė kombinim nuk e ndjejnė pėr shtetin e tyre", se Kosova dhe shqiptarėt nuk kanė asnjė arsye mė shumė se vet popujt e trungut sllavė tė ngelin nė krijesėn shtetėrore tė pėrbėrė nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndėrsa pėr kualifikimin e shqiptarėve si "pakicė" nė vend tė pėrgjigjes e pyesim: "Si mundet, qė pėr shkak tė ndarjes gjeopolitike tė tė njejtit popull, njėra gjysmė e popullit tė njihet si komb, kurse pjesa tjetėr vetėm pse jeton e ndarė nga populli amė, tė konsiderohet 'pakicė kombėtare'?". A nuk mjafton pėr Mihailo Markoviqin shembulli i Zvicrės dhe i disa vendeve tė tjera? Enver Ferati (ekonomist nga Prishtina) Serbia duhet tė heqė dorė nga dominimi kolonial mbi Kosovėn Shqiptarėt herėt a vonė do tė realizojnė qėllimin e tyre real, tė drejtė natyroro-politik - integrimin kombėtar, pa marrė parasysh se a i pėlqen dikujt apo jo. Ky projekt ėshtė konsekuent, sepse pak ka shtete nė botė qė nė mėnyrė arbitrare tė padrejtė thellėsisht u janė shkėputur pjesėt e territorit tė tyre kompakt, ku shteti amė kufizohet me popullin dhe territorin e vet duke filluar prej Ohri, nė jug deri nė Tivar, nė veri. Trevat kontestuese, sipas akademik Mihajlo Markoviqit, u janė bashkuar shteteve fqinje (Greqisė, Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi), jo nė bazė tė sė drejtės natyrore e politike, por nė bazė tė raportit tė forcave dhe konferencave evropiane ku rolin dominant e ka pasur diplomacia anglo-franceze - Konferenca e Londrės dhe ajo e Parisit. Rregullat e marrėdhėnieve dhe e drejta ndėrkombėtare janė tė qarta dhe universale, ato janė jashtė dėshirės dhe qėndrimeve individuale apo synimeve kolektive, mendoj se me kėtė duhet tė pajtohet edhe akademiku Mihajloviq, mirėpo shtrohet pyetja: Nė qoftė se Serbia ėshtė shtet amė i popullit serb, atėherė pjesėt e kėtij kombi (njashtu si kombet tjera) duhet tė trajtohen si pakica kombėtare nė ēdo shtet tjetėr tė pranuar ndėrkombėtarisht e jo tė ketė standarde tė dyfishta vetėm pėr popullin (e privilegjuar) serb. Sa u pėrket toponimeve duhet tė pėrkujtoj akademikun Markoviq se shumica e vendeve dhe lokaliteteve nė Serbinė Jugore (regjioni i Nishit, Prokupljes, Kurshumlisė, Leskovcit, Vranjės) quhen edhe sot e kėsaj dite me emra shqiptarė, mė duket se nuk ka nevojė t'i cekim, kurse pėr Kosovė tė mos flasim. Pushteti lokal nė duart e shqitparėve nėn ombrellėn e Serbisė nuk u ofron kurgjė, njė numėr i caktuar i deputėtėve shqiptarė nė Kuvendin e Serbisė vetėm do tė legalizonte apartedin, pozitėn koloniale dhe do tė ishte "dekor" i demokratizimit tė Serbisė nė sytė e bashkėsisė ndėrkombėtare, sidomos kur tė merret parasysh edhe qėndrimi i tė ashtuquajturės opozitė serbe ndaj Kosovės dhe shqiptarėve. Parashtrohet pyetja. Sa u pėrmirėsua pozita e hungarezėve dhe myslimanėve tė Sanxhakut qė morėn pjesė nė zgjedhjet serbe? Dy policė tė Serbisė nxorėn nga zyra dhe kabinetet udhėheqjen legale dhe legjitime (tė dala nga zgjedhjet) tė Novi Pazarit dhe instaluan udhėheqjen vazale tė pėlqyar nga Beogradi. Mos ta zgjas, pas asaj qė ka ndodhur nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė dhe Hercegovinė, dhe asaj qė po ndodh nė Mal tė Zi, ėshtė e padrejtė, e pamoralshme dhe politikisht e paqėndrueshme, pra nga tė gjitha aspektet tė kėrkohet nga shqiptarėt tė jetojnė nėn kontrollin dhe juridiksionin serb. Populli shqiptar kėtė e ka kuptuar, dhe nuk mashtrohet mė. Vetėm forca mund ta detyrojė nė njė pozitė tė tillė, mirėpo duhet pasur parasysh se nuk do tė ketė paqe, qetėsi dhe prosperitet, nė kėtė pjesė tė Evropės. E vetmja rrugė e drejtė, e arsyeshme dhe ndėrkombėtarisht e pranueshme dhe e pėrkrahur do tė ishte qė Serbia tė heqė dorė nga dominimi mbi popullin shqiptar dhe mbi Kosovėn, si koloni mesjetare dhe t'i rreket nė mėnyrė serioze dialogut tė mirėfilltė, duke mbrojtur (me garanca ndėrkombėtare interesant reale serbe nė Kosovė, pa paragjykime, pa mite dhe mistifikime mesjetare etj). Kjo do tė ishte rruga e vetme dhe mė e mirė qė kėta dy popuj tė jetojnė nė paqė, qetėsi dhe mirėkuptim tė ndėrsjellė, duke evituar konfliktet e vazhdueshme dhe tensionet politike nė kėtė pjesė tė Evropės. Kjo do tė ishte pėrgjigjja mė e mirė kėrkesave dhe provokim pėr shekullin qė po hyjmė. prof. dr. Aleksandar Stipēeviq (autori ėshtė Ilirolog, profesor Universitar nė Zagreb) ĖSHTĖ DĖSHMUAR SHKENCĖRISHT, DHE MADJE NGA JOSHQIPTARĖT, SE SHQIPTARĖT JANĖ PASARDHĖS TĖ DREJTPĖRDREJTĖ TĖ ILIRĖVE Deri nė vitin 1981, edhe vetė shkencėtarėt serbė dėshmonin se Shqiptarėt janė me prejardhje ilire. Nė vitin 1981 ndodhėn demonstratat nė Kosovė, por ato nuk shėnuan ndonjė revolucion shkencor pėr shkak tė tė cilit intelektualėt Serbė do ta ndryshonin menjėherė qėndrimin e tyre lidhur me prejardhjen e Shqiptarėve Atė qė duhet thėnė qė nė fillim lidhur me artikullin nė fjalė ėshtė se akademiku Mihajlo Markoviq ėshtė kurthėruar nė njė fushė tė cilėn nuk e kupton. Ai kurrė nuk ėshtė marrė me ēėshtjen e lidhjeve Iliro-Shqiptare dhe pėr kėtė gjė kurrė deri mė tani nuk ka shkruar asnjė fjalė. Pėr kėtė shkak ai ėshtė tėrėsisht jokompetent tė flasė se a janė apo jo Shqiptarėt pasardhės tė Ilirėve. Nė atė tekst tė tij ai pėrmend njė varg tė tėrė trillimesh. Pėr shembull se "Shqiptarėt e kanė shpallur veten pasardhės tė Ilirėve". Nuk e kanė shpallur Shqiptarėt vetėn si tė tillė, sepse si pasardhės tė Ilirėve tė lashtė sė pari i kanė shpallur tė tjerėt. Vetė Shqiptarėt kanė filluar relativisht vonė tė shkruajnė pėr kėtė, dhe madje mė sė shumti pas Luftės sė Dytė Botėrore. Njė varg i tėrė ekspertėsh, jo Shqiptarė, por Gjermanė, Italianė, Austrianė dhe tė tjerė kanė shkruar se Shqiptarėt janė pasardhės tė Ilirėve, duke filluar nga Tunmani, nė vitin 1774, tė cilėt nė mėnyrė tė prerė dhe qartė kanė thėnė se nuk ekzistojnė kurrfarė provash se Shqiptarėt kanė ardhur nga ndokund, dhe mu pėr kėtė ata janė kėtu autoktonė. Kėtė, pas kėsaj, e kanė vėrtetuar edhe Austriani von Hahn, Italiani Ribezzo Pisani dhe shumė tė tjerė. Mund tė diskutohet rreth asaj se ēka i duhet akademikut Mihajlo Markoviq qė tė pėrzihet nė njė gjė tė cilėn nuk e njeh. Nė fakt ai pėrserit atė qė tani e thotė e tėrė shkenca Serbe, posaēėrisht pas demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė. Deri atėherė edhe shkencėtarėt Serbė flisnin ndryshe. Kėtu ėshtė me rėndėsi tė tėrheqim vėmendjen se edhe vetė njėri nga themeluesit e ideologjisė serbomadhe, Jovan Cvijiq, qė nė vitin 1922 qartė ka thėnė se Shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Ilirėve dhe se ata nuk kanė pasur nevojė tė trillojnė asgjė. Pėrveē kėsaj edhe kolegu i tij nga Akademia Serbe, prof. Garashanin gjithashtu, nė vitin 1955, ka shkruar njė artikull nė "PĖRPARIMI" ku gjithashtu qartė cekė se Shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Ilirėve. Po ai Garashanini i njėjtė, pas ngjarjeve tė 1981-shes, pak u frikėsua, filloi t'i pėrzijė dhe t'i komplikojė gjėrat, por mbeti fakti se ai pas kėsaj pat thėne sė Shqiptarėt nuk janė taman pasardhės tė Ilirėve, por megjithatė janė popull i vjetėr Ballkanik, i cili, gjatė shekujve, ka absorbuar shumėēka Ilire me ē'gjė ai pėrsėri vertėtoi origjinėn e tyre Ilire. Ėshtė fakt se nė vitin 1981 nė Kosovė ndodhen demonstratat, por ato nuk paraqitėn kurrfarė revolucioni shkencor pėr shkak tė tė cilit shkencėtarėt Serbė do tė mund ta ndryshonin brenda natės qėndrimin e tyre lidhur me origjinėn e Shqiptarėve. Kėto janė aryse politike, tė cilat i shtynė Akademikėt Serbė tė krijojnė edhe Memorandumin famoz tė Akademisė Serbe tė Shkencės dhe Arteve, i cili i solli Serbėt nė njė katastrofė tė thellė, e iu kėrcėnohet katastrofa edhe mė e madhe. Duhet tė cek se lidhur me qėndrimet pėr prejardhjen e Shqiptarėve mė ka befasuar pėr tė mirė serbi Sllobodan Jovanoviq, i cili edhe nė vitin 1987, pra pas demonstratave, kur tė gjithė shkencėtarėt Serbė flitnin se nuk ka dėshmi pėr prejardhjen Ilire tė Shqiptarėve, pat shkruar njė tekst korrekt nė revistėn "IDEJE" numėr 5/6, ku qartė thotė se Shqiptarėt janė pasardhės tė Ilirėve. Prandaj, nuk kanė pasur nevojė Shqiptarėt tė trillojnė, por shumė tė tjerė para tyre, e madje edhe vetė serbėt, kanė dėshmuar se Shqiptarėt janė autoktonė nė kėto troje dhe pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Ilirėve. Tė mos hyj nė hollėsi, ekzistojnė shumė dėshmi shkencore pėr kėtė gjė. E Serbėt nė tėrė kėtė ēėshtje do tė duhej ta pranonin njė fakt, se, nėse asgjė tjetėr, me siguri dihet qė Serbėt janė ardhacakė nė kėto troje. Borisav Joviq Dr. Arsim Bajrami (profesor i fakultetit juridik nė Prishtinė) Qasja e njėanshme problemit tė Kosovės tregon se Joviqi nuk ka mėsuar nga gabimet e regjimit Duke folur pėr pozitėn kushtetuese tė Kosovės, autori shėrbehet me tė pavėrteta, me qasje tė njėanshme, duke mos pasur guxim intelektual tė ballafaqohet me fakte reale. Ai edhe me tutje shėrbehet me dogma tė vjetėruara qė nga koha e qeverisjes sė tij komuniste pėr shqiptarėt si "pakicė kombėtare", rreth tė ashtuquajturit bojkot tė shqiptarėve kundėr Serbisė dhe Jugosllavisė dhe rreth ēėshtjeve tė tjera me rėndėsi tė cilat karakterizojnė konfliktin shqiptaro-serb nė Kosovė. Autori Republikėn e Kosovės e quan "fantome", duke injoruar faktin se ajo ėshtė bėrė realitet, i cili ėshtė thelluar nė vetėdijen kolektive tė shqiptarėve si program dhe strategji nacionale. Shqiptarėt, pas shkatėrrimit tė ish-Jugosllavisė, duke shfrytėzuar tė drejten e tyre pėr vetėvendosje, nė menyrė demokratike krijuan shtetin e tyre, tė cilin pėr ēdo ditė po e forcojnė dhe po e bėjnė realitet. B. Joviqi prapė i kthehet tezave tė tij, duke theksuar se ndryshimet kushtetutare, nė vitin 1989, ishin tė domosdoshme dhe se ato nuk e kanė rrezikuar autonominė e atėhershme tė Kosovės. Opinioni i Kosovės e mė gjerė ėshtė i vetėdijshėm se kėto ndryshime u bėnė me metoda kundėrkushtetuese dhe kundėr vullnetit tė popullit shqiptar. Nė kohėn e kėtyre ndryshimeve, Kryesia e RSFJ-sė (nė krye tė sė cilės ishte Joviqi) nė Kosovė vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, ndėrsa pėr kėto ndryshime nuk ka ekzistuar pajtueshmėria relavante e Kuvendit tė Kosovės. Kuvendi i Kosovės nė ditėn e vendosjes pėr ndryshime kushtetutare ishte i rrethuar nga forcat policore dhe ushtarake, ndėrkaq nė punėn e tij kanė marrė pjesė edhe persona civilė dhe policė, tė cilėt nuk e kanė pasur mandatin e delegatėve tė kuvendit. Vendimi i marrė nuk ishte valid, ngase pėr tė nuk kanė votuar shumica nė Kuvendin e Kosovės. Konstatimi i Joviqit se kėto ndryshime kushtetuese nuk kanė ndikuar nė ndonjė masė tė konsiderueshme nė pozitėn e Kosovės, jo vetėm qė nuk ėshtė i vėrtetė, por ėshtė edhe qesharak, kur vėshtrohet nga kėndi i sotshėm. Kėto ndryshime kundėrkushtetuese, jo vetėm qė kanė hequr subjektivitetin e Kosovės, por kanė qenė hap i parė (siē ėshtė vėrejtur nė atė kohė nga disa politikanė dhe teoricienė) dhe ēelėsi i demontimit dhe i shkatėrrimit tė ish-Jugosllavisė. Ngjarjet, tė cilat pasuan mė vonė, mė sė miri vėrtetojnė kėtė fakt. Qasja e njėanshme problemit tė Kosovės, tregon se Joviqi nuk ka mėsuar nga gabimet e regjimit, tė cilit i ka shėrbyer dhe se konfliktet e pėrgjakshme nuk e kanė ndryshuar qėndrimin e tij nacionalist rreth problemit tė Kosovės. Nė vend tė qasjes sė njėanshme ndaj Kosovės, ai duhet tė ballafaqohet me realitetin se Serbia e ka humbur pėrgjithmonė Kosovėn dhe duhet tė merret me modalitete pėr ndarjen e qetė tė Kosovės dhe tė Serbisė. Borisav Joviq - Pėrgjegje Dr. Arsim Bajramit Trajtim i tezave tė Dr. Bajramit Konstatimi i tij i parė se "edhe mė tutje shėrbehem me dogmat ideologjike nga koha e qeverisjes komuniste pėr shqiptarėt si pakicė kombėtare" Z. Bajrami sigurisht e ka tė qartė se ne dallojmė nė ēėshtje shtetėrore, e jo ideologjike. Theksimi i tė ashtuquajturave dogma ideologjike dhe qeverisjen komuniste duket se tek ai ėshtė nė funksion tė maskimit tė faktit se ai nuk pajtohet me shtetin nė tė cilin jeton dhe se ėshtė pėr secesion, qė bota nuk e pranon. Po, natyrisht qė shqiptarėt nė Serbi janė pakicė kombėtare, pa marrė parasyshė se ē'mendon pėr kėtė z. Bajrami. Ai ka shtetin e tij amė, Shqipėrinė. Kėtė emėrtim pėr grupet kombėtare qė jetojnė jashtė shteteve amė e ka aprovuar bashkėsia ndėkombėtare. Pasiqė janė pakicė kombėtare, atyre u takon njė standard i caktuar i tė drejtave qė i garanton bashkėsia ndėrkombėtare dhe shteti ynė. Ėshtė e vėrtetė qė z.Bajrami nuk pajtohet me kėtė, dhe konfrontohet edhe me bashkėsinė ndėrkombėtare edhe me shtetin e tij. Teza e dytė e z. Bajramit ėshtė se shqiptarėt nė Serbi kanė tė drejtė pėr vetvendosje, nė bazė tė sė cilės janė deklaruar pėr krijimin e shtetit tė tyre kombėtar Republikėn e Kosovės, qė sipas fjalėve tė tyre, ėshtė bėrė realitet. Sikur pakicat kombtare, sipas normave ndėrkombėtare do tė kishin tė drejtė pėr vetvendosje dhe secesionizėm, tė botė do tė kishim njė kaos tė vėrtetė. Prandaj, kėtė bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrahė dhe nuk lejon. Fiks-ida pėr Republikėn e Kosovės "e cila ėshtė bėrė realitet" shpjegon nė mėnyrė indirekte se pse z. Bajrami nuk i demanton tė gjitha tė drejtat e shqiptarėve nė Serbi, pėr tė cilat edhe vet detajisht flet nė hymjen e tij, e tė cilat shqiptarėt refuzojnė t'i shfrytėzojnė. Atė kėto tė drejta nuk e intersojnė, atij i intereson secesionizmi, shteti i ri shqiptar nė hapėsirėn e Serbisė. Teza e tretė e z. Bajaramit se ndėrrimet kushtetuese tė vitit 1989 nuk janė bėrė sipas procedurės kushtetuese dhe nė mėnyrė demokratike ėshtė krejtėsisht relevante. Me ndėrrimet janė pajtuar kuvendet e tė gjitha republikave dhe krahinave, si dhe Kuvendi Federativ - kur ėshtė fjala pėr ndėrimet nė Kushtetutėn e RSFJ-sė, qė ishte parakusht pėr ndėrime nė Serbi), si dhe kuvendet e tė dy krahinave autonome sė bashku me Kuvendin Republikan kur ėshtė fjala pėr Kushtetutėn e Serbisė. Ėshtė tėrėsisht irelevant pohimi pėr jorregullaritetin e vendimeve tė Kuvendit tė Kosovės. Pas diskutimit qė nė frymė demokratike ka zgjatė tėrė ditėn, me vota publike dhe pas numrimit tė votave, vetėm 12 delegatė kanė votuar kundėr ndėrimeve, e tė gjithė tė tjerėt kanė votuar pėr. Z. Bajrami nuk konteston se ndėrrimeve kushtetuese tė lartėpėrmendura u ka paraprirė ekzodusi masiv i serbėve nga Kosova nėn presinonin e shqiptarėve, qė kanė keqpėrdorė pozitėn e tyre kushtetuese. Ėshtė i pakontestueshėm fakti se me ndėrrimet kushtetuese Kosovės i janė marrė kompetencat shtetėrore, tė cilat edhe nuk duhet t'u takojnė autonomive, por shteteve, por i ėshtė lėnė autonomi maksimale, si dhe i janė garantuar tė gjitha tė drejtat qytetare dhe tė pakicave sipas standardeve evropiane. Z. Bajramin vetėm do ta kėshilloja se duhet tė kuptojė se ndarja e Kosovės nga Serbia ėshtė iluzion qė tė gjithė bashkėkombasit e vet i ēon nė vetizolim tė panevojshėm, se me atė nuk pajtohet as bashkėsia ndėrkombėtare, dhe se zgjidhje pėr problemet e veta duhet kėrkuar nė jetėn e pėrbashkėt nė shtetit qė i takojnė.