Macja e Zeze Femijet, Kudo qe e shihnin, E godisnin me gure, Sipas porosive se gjysheve, Macen e zeze, Qe lindi e zeze Per te zezen e saj... Tingulli i Paqes Nje pellumb ne lartesi... I bardhe si vete pafajsia... Dielli, qe shkelqen e leshon rreze me ngrohtesine e Njerzimit... Buzeqeshja e tyre... Muzika e kitares e embel dhe e lehte... Ky tingulli i paqes... C'mrekulli sikur te ishte i vertete. Balonat Ato fluturonin lart krenare, E mburreshin me lloj - lloj ngjyrash, formash. Por kur era fryu e zemeruar, Disa u keputen e rane, Disa u shqyen dysh Dhe te tjerat ulen hunden. Atehere Vetem kendoja me vajzen prane Atehere. Tani, ajo larg, diku larg Shume larg. Dashuria me shtyn Drejt kraheve te saj. Pertej kraheve te saj. Aspak lote Me ben me endrra Mbi ate koder, Mbi ate det. Sa do te doja Te mos i kisha pare Syte e tu. Loti Mund dashurine E shkuar. Ritiana Ceveli Dikur ne Kohen e Tashme. Dikur ne lashtesine e kohes Nje gur hodha per themel Tek ai te kapesha, te ngrihesha E tok me te te rritesha. Nje dite ky gur u la ne harrese. Ateher nga thellesia e humneres se erret nje ze oshetiu: "Tek ky gur une prape do te kthehem." Paqja Nje pellumb i bardhe i plagosur. Nje flamur i bardhe i grisur, Nje femije i vrare. Gjak i pafajshem derdhet (Si ne kohe te shkuar). Mos valle kjo eshte paqja, nje komb i dhunuar? Paqja ka lufte. Impresion Ate cast te bukur Ne vetem gazmonim, Iknim pa u pare Shiheshim tek shkonim. Pak pranvere ne vjeshte. Elisabeta Gjoklaj Mendova te Kaleroj Mendova te kaleroj Token, Qiellin, Yjet. Cuditerisht qendroj mbi toke. Sonila Cami Dashuri Le te duhemi, tha dielli Dhe malin puthi fshehtas, Pasi ra nata. Le te duhemi, tha lulja Nga era u perkul aq fort, Sa puthi token. Le te duhemi, tha njeriu Dhe dashuroi.