Letėrsia popullore : Vaje popullore "Ku a kenė mirė me ndjellun zi,hej...hej!" "O trėndafili burbuqe" Kėngėt e djepit "Hajde gjum,ku u vonove" "Ninė e ninė,moj locja e bardhė" Kėngė dasmash "Mirė se erdhtė,o mor ju krushq" "Ka ra hana ndėr bajama" Kėngė tė kreshnikėve "Ajkuna qan Omerin" Balada "Met ni nanė me dy jetima" "Murimi i gruas nė kala" Erotika popullore "Zbret fėllėzė e malit" "E mirė boll qi shkon livadhit" Proverba Ku a kenė mirė me ndjellun zi,hej...hej! Mori loke,mori bi? Qyqja e mjera unė n'kėt shpi, A t'kjaj vedin,a t'kjaj ty? T'kjaj vllazni' e t'kjaj bajrak, T'kjaj Malcinė pėr rreth e qark? Oj zemra e eme bi!Hej...Hej! Po thrras malin t'gjimojė, Logu i Cemit n'gjamė t'ushtojė, Zana e Sukės t'Madhe t'vajtojė, E Deēiqit,i kjosha true, T'ndahet katrash,t'kjaj me mue! N'fund e n'maje le tė lkundet! Oj e mjera nanė pėr ty!Hej!...Hej!!! Helm u baftė po uji i Cemit, I raftė pika tė tanė vendit, Kur mos pat as dritė,as diell, Gjithėherė ndejtė tuj njehun fill! Edhe dita i kjoftė e zezė, Zjarrm nė votėr mos iu ndezėt! N'mal e n'vrri a kudo kjoftė, Po s'u gjet kush kryet t'ma shėndoshė, T'mė largojė gur e t'm'largojė dhe, Le t'hi n'vorr me ēikė tė re; Atė dekun e mue gjallė, T'dyja n'vorr t'na mblojė nji zall, Loēka e eme bij-ooo!Hej...Hej!... Shka ta baj un t'gjallet pa ty? Si mund t'shoh-o un pa sy? Si rri n'shpi un pa t'ndie zanė? Kuku vetėm pa kurrkėnd. Veē me kja si qyqja n'gemb! S'ka pse pres as Kshndellė,as Pashkė, S'ka pse m'thotė kush : due me t'dashtė! Zemėrplasta nanė pėr ty, Tė tanė jeta ma lidhė nye. Oj lulja e ballit tem ooo,Hej!...Hej!... Drita e diellit futė le t'qesė, Toka qitėt bolla e gjarpij, Era fryftė zjarrm edhe thni, Bora n'bjeshkė e zezė u ngriftė, Lulja n'fushė e that-o biftė, Asaj kurr mos i ardhėt era, M'sa pėr loke del prandvera!Hej...Hej...! Kshtu,moj njome,po t'kjan nana, E po do t'i njehė t'tana, Po t'percjelli sot nuse s'parit, Me dy plumbe n'gjoks tė pahit, Po t'i mbyllė t'dy syt e ballit, Po ta ven unazėn n'gisht. Po t'i njeh dy vathat nė vesh, Petkat t'reja po t'i ngjesh: Tė tanė pajėn tek e ke, Me tė t'kalbesh pėr nėn dhe, Oj e mjera un pėr ty!Hej...Hej!... Po kush t'qet e ta ngjet dorėn? A thue burri,qi t'vrau Orėn? Ku i ke krushqit,ku asht vllaznia? T'kan pri para atje te hija, Ke me i gjetė te gryka e vorrit. Si t'ma lesh dern e oborrit! Tanė janė dekė e fikė e shkue; Mjer' ai sot me gjith mue Oj bija ime lokj-ooo,Hej...Hej!... Edhe 'i punė,o bijė harrova: Pėr nji punė Zotin s'ta lshova: Shka m'i bane ti bajrakut? Shka m'i bane ti mue fisit? Shka m'i bane tanė vllaznisė? Shka m'i bane tanė Malcisė? Burri nusen a a ndie kund, M'e vra dekun me nji plumb? Me hupė erz,me hupė burrni Si zakon nuk a'Shqypni? Me u thanė sot pėr tanė bajrakė: Ē'priti e ē'bani Gruda e ngratė? E s'kje kush me hi ndėrmjet, Sokol djalit nuk u gjet, Me t'marrė n'besė,me t'marrė me ndore, I madh e i vogėl mbetė me kore? Oj zemėr!Oj bi!Hej...Hej... A t'kjaj t'gjallėt,a t'kaj ty dekun, Qyqja un e mbetun vetun? Ta kjaj vedin me lot gjakut, T'i baj gjamėn mbarė bajrakut, T'i thrras t'dekunt me m'ndihmue. Pėr me njehė e me mjerue, T'u kallzoj si mbetėm shkret, N'vendin tonė si t'im n'gėrbet! Kemi mbetė si vend pa zot. Kemi vojtė si prralla mot; Nji krajl hin e tjetri del, Aj na rrah,tjetri na shkel! Toka e fortė e qiella e naltė, Kemi mbetė si kali n'baltė! Njeh po t'ramet,struku mbrendė, S'kemi burra me u pėrmendė : Hiq kanu e mos ven ligjė, Kemi mbetė si vathė pa grigjė, T'gjith sa jemi dekė pėr s'gjalli, Me u mbajtė mend-o djalė mbas djali! Besa e burrit e ndera e grues Lanė mbas dore,pa namuz Kemi mbetė mo Zo' ma keq! Porsi t'ki'm pėrbri ndoj dreq, Qi pret ditėn me na marrė Pa na lanun kurrkund farė;... Bija e eme nėn dhe t'zi!Hej,Hej!... Me ty lokja edhe 'i fjalė ka: Se pėr s'shpejti don me u da, Me u da tejet pėr gjithmonė, Dersa t'shifemi m'Tėnzonė! Kur tė shkojsh n'at jetėn tjetėr Ke me ndeshė ndėr burra t'vjetėr Babė e vllazėn e kusherij, M'i merr ngrykė-o nji kah nji! M'u kallzo si shkojmė na jetėn: Shndosh e mire me dishrue dekėn!... Qyqja unė,pa t'keqe tande, Me mbetė vetėm,pa ty sande. T'kam pasė bij e t'kam pasė motėr, Qyqja nanė,pa djalė nė votėr! T'kam pasė shej,t'kam pasė nishan, Un e mjera mori nanė! T'deshtėn miq e t'deshtėn t'huej, Nu'm'je kanė e keqja e kuj; Kush t'ka njoftė veē e ka dijtė Si t'kam msue e si t'kam rritė. Me lot lokja t'ka shujtue Me dashtni nana t'ka mblue. Bir e bi ti kje pėr mue! T'rrita shtatin me thoj t'duervet, T'mbatha kambėn me lkurė ftue, T'lmova kryet si djalė dėshirit, Erdhe e u rrite si ma s'mirit! Nderė e urti si pamė pėr piri, Me i lanė babės,me i lanė vllaznisė, Qi t'lanė mbrapa pėr nderė t'shpisė! Ti m'u rrite si mollė n'gemb, E m'u bane si paė mend: Bukurija e dheut me u pa, N'ēika tjera n'shej me u da! Ti m'ua dole n'fjalė e n'derė Ti m'u kje lule n'prandverė! Pėr ty s'pat kush fjalė,as halė, Ti m'kje zojė pėr tanė mėhallė! Nuk don nana me t'miklue. Je pėr dhe,nuk je pėr mue! Nuk flet nana sot pėr ty, Flet gjithkush t'pat pa me sy T'dishron vendi e Kelmendi, T'lypė bajraku edhe Malcia, Po nanėlokja s't'ka te shpia! T'pėrciell lokja der t'u gropa, Zemra e nanės ba copa-copa, T'shtron do bar e t'ven do gur, Mos me t'pa un ma ty kurr! (Vaj popullor) O trėndafili burbuqe (Rreze - Pėrmet) O trėndafili burbuqe, lule jeshe,u kėpute! O trėndafili taze, u kėpute pa vade! Lumthi ai copė vend, qė pret kėtė cop argjėnt! Lumthi ai copė var, qi pret kėtė copė ar! (Vaj popullor) Ajkuna qan Omerin . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Qyqe vetėm rrugėn ma paska marrė, kan nxan vend hyjt vajin pėr me ndie, kur ka dalė ndėr Lugje t'Verdha, atėhere hanėn nana ka mallkue: - T'u shkimtė drita ty,o mori hanė - qi s'ma ēove at natė nji fjalė, n'lugje t'Verdha shpejt me dalė, bashkė me hi n'nji vorr me djalė! Ndoshta vorri t'dyve s'na kish xanė, ndoshta djali ngat nuk m'kishte lanė, nji vorr t'ri - por kishte ė pėr bri. Ahit t'malit rixha i kishte ba, gurit t'malit rixha i kishte ba, pėr mue gropėn me ma lanė - se aq i vend ma kishte lanė. Mallkue kjosh,o miri hanė, qysh me e lanė nanėn t'pa djalė! Kur ka shkue te vorri i djalit, ka pa ahin treqind vjeē. Ahi ishte rrema - rrema, nja ma t'bukrin mbi vorr qi p'e shtri, mirė po pshtetet pėr degė t'ahit, pikon lodja mbi vorr t'djalit. Kan lan kangėn zogjt e malit, kan lan kangėn me vėshtrue! - Po a s'din de kush ka ardhė, qi nuk ēohesh pėr me u falė, more i miri i nanės - ooo! Amanet,o more bir, Del nji herė ksi burgut t'errėt, fol me nanėn qi t'ka rritė, s'm'ke lan kurr kaq shum me pritė! Ka lshue hana rrezet n'pyllė, kan shkrepė hyjzit nėpėr qiellė, pvesin djalin - a e ke pa? Rrahit t'zi ndėr kambė i kishe re: - Ka qillue bjeshka e gjanė, gjith ku t'dueni vend me xanė. - Nuk po m'len nji ah m'e pa. Amanet pse e lae m'u djerrė? Thuej m'kan mblue me dhe t'zi, drita e juej mbrendė mos me hi, vaji i nanės o mos me u ndi, lodja e nanės o veē me m'rri, mor Homeri i nanės-ooo: - A thue gjogun me ta prue, del ndo' i herė pėr me lodrue, bjen dėr gurra me u freskue, kėrkon majet bashk me zana, se ty vorrin ta rue nana, more i miri i nanės - ooo! Orėt e bjeshkės ma s'und p'e ndiejnė, fjalėn n'gojė po ja kthejnė dalė, zemrėn s'rrahni ja kanė ndalė, lot ndėr sy mirė po ja krijnė, fytyrėn lotsh mirė po ja shijnė, vetė e bajnė e e ēojnė n'Jutbinė. (Nga kėngėt e kreshnikėve) Hajde gjum,ku u vonove (Djalit) Hajde gjumė,ku u vonove? Dalė kadalė me m'a marė kėt njome, Me m'a marė shpejt e m'a prue Shnosh e mirė si ta kam ēue. Flej,moj njome,se tė pėrkundi, Se dishroj me t'ardhė shpejt gjumi, Me t'ardhė gjumi e me tė shkue Si vetima ty me tė lshue, U rritsh,bir,e kry sahati Me t'u rritė ty shpejt shtati. O more bir,t'u dhashtė e mbara, Porsi lulja qi ēile nder ara. Ty me zemėr nana tė rritė, Me emėn tė bukur qi tė ka njitė. Shejtin tė cilin ti e lutė, Tė rritėt,o bir ty djalė t'urtė. Nina e jote plot me sanė, Ti u rritėsh me babė e nanė. Dalė kadalė gjumi po vjen, Po m'a xen djalin nė djep. Hajde,gjumė,mirė se e ke gjetė. M'i nep djalit shnet e jetė. Nino nino flej me nanėn, Tė marrėt,o bir,nji gjumė i ambėl, Tė marrėt,moj njome,e shpejt tė lėshoftė, Trupin tand veē sa tė pushoftė. Nana e jote tė rri e tė kndue valle me dashtni. Flej,moj zemėr,se tė pėrkundi, Per me tė marrė i miri gjumi. Tė ruen nana ty ma s'miri, Tue tė rritė si djalė dishiri. Flej nė ninė,mori mollė: Zoja ty tė pastė nė dorė. (Kėngė popullore) Ninė e ninė,moj locja e bardhė (Vajzės) Ninė e ninė,moj locja e bardhė Te lashtė Zoja qi tė ka falė. Flej me ninė,more derman, ty ta pasha hajrin tand. Ninė e ninė,moj gjaja e mirė, Gjaja mirė e gjaja e bukur, Kambė e duer m'i ke si flutur, Si flutur tue fluturue, Tė rritė Zoti fjetė e ēue. Flej ne ninė se tė pėrkundi: Ty,moj mollė,po tė vjen gjumi, Po tė vjen gjumi dalė kadalė, Tė rritė Zoti qi tė ka falė, Ninė e ninė,more pėllumb. Flej,pėllumb,ti me rrnosh shum. Shum me rrnosh e mirė gėzosh, Nė daulet motin ma shkosh. Hajde,gjumė,ku m'u vanove? Njomen t'eme hala s'ma more! Ma merr ki a m'a bje dash, Mos ma mba por dy sahat: Ma merr vrep e ma bje prep. Po vjen gjumi tue pėvetė: A kam njomen ēue a fjetė? Ēue asht,por don me fjetė: Po ma merr nji gjumė i let. S'lumes Zojė i a kam pshtetė Me ma rritė nė hirė tė vet. Po i kėndonte njoma gjumit, Si vida qi i kėndon pėllumbit, Se pėllumbi ka krahė e fletė. Tė ligat t'u mbytshin nė det. (Kėngė popullore) Zbret fėllėzė e malit (Poradec) Zbret fėllėz' e malit, Zbret,duke kėnduar; N'odė tė beqarit Dy qilima shtruar. Mė qafė na paēin, Kush na ka kallzuar; N'odė tė beqarit Dy qilima shtruar. Dhe lulet e baēes Rrinė zėmėruar; Mė qafė na paēin, Kush na ka kallzuar. Ne derick' e baēes Na kishin pėrgjuar; Nė qafė na paēin. Kush na ka kallzuar! (Kėngė popullore) E mirė boll qi shkon livadhit (Shosh - Shkodėr) "E mirė boll qi shkon livadhit, Xhublet shkurt e pshtjellak t'arit, Ku je nis pėr pa kmesė malit?" "Ka i ēoj drekėn njaj ēobanit, Njaj ēobanit djalit t'ri, Kangatar e fellaxhi. Kur po m'bjen pėrmendi i tij, Po la rangt e dal e rri, Po la rangt e dal n'oborr. A thue tė ndjej kurkund kah kndon? Se shkoi vera nuk e ndjeva, Ma kan ēue ēoban me shtjerra, Preft' ja bisha n'ato qeta!" "Kur po m'bjen dallga mue, N'livadh kosėn e kam lshue, Vesh e mbath kėrkam shtėrgue, Kap manxerren e jam fillue, M'i shej vendit kur kam shkue,r degė t'ah M'i shej vendit kur kam dalė, Qes maxerre p'e baj piskamė." "Tė njofta zanin,pasha vllanė! Pasha vllanė ta njofta zanin, U kjeē zanė tuj kullue tamblin; U kjeē tamblin tuj kullue." "Bri mas brijet t'u kam afrue, Bri mas brijet t'kam ra tue stani, M'vend t'dyshekut po m'shtron postahin, N'vend t'jastekut pesfish jorganin, N'vend t'jorganit po m'qet ēarēafin." N'muhabet ram t'njaj ēobanit, Ka lshue berret,ka marrė malin, Nuk na e bjen trimin akshami. Nis akshami m'u afrue: "Izė,bardhoke,due me u ēue, Izė,bardhoke,se due me dalė!" Dern' e stanit ēika ja ka ndalė. "Nuk te lshoj,po i thot me dalė!" "Sot ni javė opet vij prap, Sot ni javė u ktu vijė vetė!" I len jelekun me gjith xhep, I len sahatin me qestek, I len alltinė,tha,dhetshen mret, I len pushkėn,me gjith rreth. "Sot' i javė ktu t'vij vetė!" (Kėngė popullore) Mirė se erdhtė,o mor ju krushq (Gjergjė-Fand) "Mir se erdhtė,o mor ju krushq, A kam ndi rrenė,a u ka ndalė kush, U ka ndalė kush me ju grabitė, Me u ndal nusen,me u koritė? Na u prim heret,ju erdhėt vonė, A droj t'jet pėrtej Stambollė? Preva thojt e ndreqa shkallėt. Hypa nalt e nė ēardhak, Me pa nusen nėn duvakt; Kur u ul nusja n'karrigė, Djalit t'vogėl i dha kollshikėt. Ting e ting po ban dėrrasa, "Ēou,bre vash,e dil pėrjashta. E tė shofim e tė zhgojmė, Pale a kimi pėrse kndojmė. Mori nuse,e holl e gjatė, Ku je rrito-o paē nafakė?" "Un jam rritun sall me mjaltė!" (Kėngė popullore) Ka ra hana ndėr bajama (Shkodėr) Ka ra hana ndėr bajama, Nusen tonė e mson e ama : "Duej moj bi,ti vjehėrrin." "Besa,nanė,nuk ke ē'ke m'thue, Vjehėrrin unė do ta due, Se ka rritė sokol pėr mue." "Duej moj bi,ti kunetinė." "Besa,nanė,nuk ke ē'ka m'thue, Kunetinė unė do t'i due, Se kan folun mirė pėr mue." "Duej,moj bi,kunatat tua." "Besa,nanė nuk ke ē'ka m'thue. Unė kunatat do t'i due, Se kan folun mirė pėr mue." (Kėngė popullore) Met ni nanė me dy jetima (Gojan-Mirėditė) Met ni nanė me dy jetima, shkon tuj lip gjithmonė e mjera, shkon tuj lip e tuj kėrkue, djemve vetė bukė me i ēue, me i rritė djelmt,qyqja,m'i burrnue. Kur janė ba djelmt ka 'izet vjeē pyet e kanė nanėn e vet: - Ēfarė zanati ka pasė baba? A e ka pasė zanat trimninė? A e ka pasė zanat bulkinė? A e ka pasė zanat gjahtinė? - Amanet,bir,ma ka lanė, mbrapa gjahnė mos me e marrė, qatje kriet e ka lanė. Di zagarvet u kanė fishkllue. - Dy bukė t'vogla,nanė,me i gatue! Armt e krahut mė i shtrėngue! Janė nisė djelm,n'bjeshkė m'kanė shkue. Kur kanė dalun nalt n'at bjeshkė, kanė hasė djemt nė ni krue. Janė ulė djelmt me pushue, me ngranė bukė ja kanė fillue, prej rreziku mos me pshtue, po na vjen ni plak me i grue, plaku pėrpara tuj kėnue, nusja mrapa tuj vajtue. Prit ē'po thotė nusja n'vajtim : - Ju,moj bjeshkė,mos bjeshkojshi, lule m'juve mos lulzoshi, dele m'ju mos kulloēi, ku s'u gjet hije me nejtė, ku s'u gjet pikė uji me pi, ku s'u gjet gjahtar me gjue, me vra plakun,me m'marre mue! Me di pushkė plakut ja lshuen. Janė nisė djelmt me marrė at grue. Ka thanė njeni:- E marr un! Po thotė tjetri:- S'e lshoj pėr t'gjalle! Ka hekė pushkėn,ka vra tė vllanė. - Tha: Ēa bana,more i marrue? Kur nė shpi ti ke me shkue, nanės tane ti ke me i tregue: - Vrava vllanė me marrė ni grue. Atherė djali asht penue, lot pėr faqe na i kanė shkue, hoqi thikėn veten coptue. Iu ka hudhė gruja e i ka vajtue: - s'kam qenė nuse me u martue, kam qenė zanė me u zanue, e ni pikė mė pikoftė mue! (Baladė popullore) Murimi i gruas nė kala (Malėsi e Madhe) Tė lumet na pėr tė madhin Zot, Q'i s'jemi kenė,Zoti na ka dhanė! Tre djelm nana mi ka ba, M'jau ka marrė tri nuse tė mira. Kin fillue nji kala, 'Iqind mjeshtrave u kin ba za E gji' diten po punojnė, Nė Podgoricė ēekiēat po u tijshin! Sa shumė punėn qi ba e kishin! Ki' dėshtė Zoti e s'jua ki pajtė, Herė 'i krah,herė 'i tjetėr po rrxohet. Sa marak djelmt ishin ba! Tek i dijshmi kur kanė kallxue. Qyr ē'ka qitė i dijshmi e u ka thanė: "Pėrpjetė puna ju nuk u ban, Nji rob Zotit nė kala pa e xanė." Tė tre vllaznit kanė kuvetue: "Na ka 'i vashė kemi pėr grua." Besė pėr besė trimat in lidhun, Gravet kush mos me u kallxua: Kush tė na bjen buken ma parė, Ata nė mur kemi m'e shtij gjallė." "Pa veshtro ti,mori nanė, Gravet tona mos u kallxo, Se njana sosh do tė mesė muranė." "Me besė lidhnju,o djelmt e mi E ju gja mos u kallxoni, Se as unė pėr t'u diftue s'kam." Dy tė mdhejt beset kin dalė: Gravet tė veta u kin kallxua. Baca Gjergj burrė ki' pa' qillua: Sė shoqes vet gja s'i k'i kuventua. Kur ka dal- o dritė e bardhė, Mirė mė janė veshė e mirė mė janė mathė, Tė mė janė nis-o nė kala, Punėn mjeshtrave me ja pa. Edhe plaka ite ēua, Ite veshė e shterngua, Buken hazer e ki' gatua. Kur ka prrijtė koha me cilė, Resė sė madhe i ki' pa' thanė: "Ēou,nuse,bukė djelmve me granė!" "E ligė,nanė,sod po jam Prej dhipės sė kresė mzi pahem nė kamė." Resė sė dytė i ki' thanė: "Hajt ti nuse,djelmve bukė me u ēua!" "Kam djalit petkat pa i terrnua, Mė ka lanė burri petkat me ja arnua." E resė sė tretė vjehrra i ki' thanė: "Merre buken te djelmt me shkua." "Kam,nanė,djalin pa e terrnua!" Sa mirė nusja djalin e ka terrnua Edhe ciken ja ka dhanė, "Me lot djalin qi po e lan: S'te ep ciken nana ma pėr tė gjalle, S'ka me pasė kush vajin me ta nalė! Marrka buken e a nisė me shkua. Sa mirė nusja a kujtua, I a dhanė kah shpia me shikjua. "Lamtumirė,o plang e shpi! Lamtumirė,shoq e gjini! Lamtumirė,o robt e mi! Lamtumirė,o kodra e male! Lamtumirė,o fusha e zalle! Lamtumirė,o gurra e kroje! Lamtumirė,o mal e vrrij! S'kam me u pa un ma me sy! Lamtumirė,o djali i em! Kur ma nana nė prehen s'tė ven!" Kur e ka pa i shoqi kutruall, Keq me plasė tė shoit i ka ra, Hile vllaznit kah i kanė ba. Te mjeshtrat kur ka shkua: "Puna e parė,o ustallarė!" "Tė parė paē,o vashė e bardhė!" "Hajde,nuse,nė mur me hij, Se rrezik a kenė pėr ty!" "Amanet,burrė e kuneten. Po jau la nji porosi: Per mua gajle mos keni, Veē se ciken jashtė ma leni; Ka 'i herė nė ditė djalit ktu m'e pru, Ciken djalit me m'ja dhanė." Asht punue kalaja e a parua. Sa fort djali kenka rritė, Cika nanės kurr s'i ka shterrė. Pėr sa tė jetė Zoti nė qiellė, Ajo cikė askurr nuk shterrė. Njashtu thonė se a kenun motit, Na e paēim tė gjith nimen prej Zotit! (Kėngė legjendare) Proverbat popullorė 1. Ai ēė ngė di isht si ai ēė ngė sheh. 1a. (Ai qė nuk di ėshtė si ai qė nuk sheh - proverb i arbreshėve) 2. Ajo qė bėnet,mė nukė ēbėnet. 3. Ari nė zjarm provohet,miku nė rrezik kuptohet. 4. Ato q'i ep dhaskali,do mėsojė djali. 5. Barku firė,s'kėcen mirė. 6. Besa e burrit,pesha e gurit. 7. Bėj atė qė duhet,mos vėshtro se ē'thuhet. 8. Bjeri pragut,tė dėgjonjė dera. 9. Ēka mundesh me ba sot,mos e le pėr nesėr. 10. Ē'dėgjon,ato mėson. 11. Ēdo hi nė vatrėn e tij. 12. Ē'ka barku,e nxier bardeku. 13. Djali po s'qajti,a ama s'i jep gji. 14. Dasėm pa mish nuk ka. 15. Deka me nder asht kapak florinit. 16. Dorė e thatė,s'ka uratė. 17. Ecė ngadalė,tė harish mė parė. 18. E keqja tė shpie nė derė tė armikut. 19. E mira dhe e liga mbahen mėnt. 20. E pėrpjeta ka tė tatėpjeta. 21. Ėndėrr e frikshme,del e hariēme. 22. Ėshtė i mirė,po kokėn e ka nė vėnt tė lik. 23. Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan. 24. Ėshtė nga ata,qė thatė nuk i ka. 25. Fjala e ambėl,nxjerr gjarpnin prej bire. 26. Fjal' e thėnė,gur' i shtėnė. 27. Fajn e ka gomari,nuk e ka samari. 28. Frika i ruan vreshtat. 29. Gazi me helmin janė motėr e vėlla. 30. Gomarit kalė s'i thonė kurrė. 31. Gruri kudo qė tė vejė,prapė nė mulli do bjerė. 32. Gur,gur,bėhet kalaja dhe gur,gur bėhet mur. 33. Gjaku ujė s'bėhet. 34. Gjithkush ka tė vetėn,e mullisi tė ujit. 35. Gjumi ėshtė vėllaj i vdekjes. 36. Gjuha rrasht s'a,rrasht thyen. 37. Haj bukėn,mos pėrmbys kupėn. 38. Hekuri nė tė nxehtė rrihet. 39. Hem dhi e zgjebur,hem bisht pėrpjetė. 40. Hesap i shtėpisė s'del nė pazar. 41. I bėrtet sė bijės pėr me ni e reja. 42. I pėrtuari i mjeruari. 43. Ikė nga njeriu i lik. 44. I vuari,i mėsuari. 45. Ja me tė thėnė,ja mė tė dhėnė. 46. Jashtė vallės shumė dinė. 47. Jo tė lėvdonesh,po te lėvdojnė. 48. Ju shti si macės pėr mėlēi. 49. Kali huaj tė lė mbė udhė. 50. Kapidani i mirė nė furtunė njifet. 51. Koka qė s'dėgjon.mė shumė pėson. 52. Kush s'lufton,nuk fiton. 53. Larg syve,larg zemrės. 54. Liria i ka rrenjėt nė gjak. 55. Lisi nuk pritet me njė sepatė. 56. Lumi fle,armiku s'fle. 57. Ma mirė ndė vor,se pėr hor. 58. Mė mirė tė dish se tė kesh. 59. Me folė pa mendue,asht si me shti pa synue. 60. Mos zėrė gjarpėrin nga bishti,se tė zė nga gishti. 61. Njeriu i pamėsuar,si druri i papunuar. 62. Nė fushė pa zot,gjithė bota kullot. 63. Nė zjarr hith ujė,mos barut. 64. Njė farė qė mbillet,do tė korret. 65. Pa brumė s'ziren kuleēėt. 66. Pas luftės,shumė trima dalin. 67. Plaku ėshtė shtyllė e shtėpisė. 68. Po u thye buka,nukė ngjitet prapė. 69. Qan hallin e kalorėsit,se i varen kėmbėt. 70. Qeni ku ha,atje do te lehė. 71. Qeni ju ben qen. 72. Qė kur i dolli bishti sėpatės,u trėmp pylli. 73. S'bahet vneshta me urata,po me shata e me lopata. 74. Sa lule ēelin,tė tana nuk lidhin. 75. S'bėhet dazma pa thyer kupėza. (Arbreshėt e Italisė) 76. S'vjen vera me njė lule. 77. Shkoftė koh' e shkoft mot,e vėrteta del nė not. 78. Shtėpia pa libėr,si oda pa penxhere. 79. Shumė thuhen,po pak mbarohen. 80. Shoknė mos e duaj,pjesėn ja ruaj. 81. Ta kėndojnė kartėn nė gji. 82. Trimi i mirė,me shokė shumė. 83. Tym pa zjarr nukė bėnet. 84. Tjatri bėn fjalė,tjatri gjen belanė. 85. Thesi plot,rri si top. 86. Thirrė gomarė nė dasmė,pėr tė mbajtur dru. 87. Thotė fjalė qė rrėxon malė. 88. Thuajmė ē'besė mbeson,tė tė them se si shkon. 89. Udha qė duket kallaus nuk don. 90. Uji qė rri nė njė vėnt qelbet. 91. Ujku mjegull kėrkon. 92. Ulen malet e ēohen ēukat. 93. Vadeja nė verė,paret asnjė herė. 94. Vatra e madhe,voglon shtėpinė. 95. Vatra pa plak,kėndi s'ka hie. 96. Vėllezėria vėllezėri,po qesja veēan. 97. Yshqen derrė tė hajė pėr Pashkė. 98. Yshqen gjerpėrin,t'i hajė kokėn. 99. Zėrė gjarpėrin dhe shtypi kokėn. 100. Zogu nė kafas,kėndon pėr maras.