Zgjedhe poezinė/poetin qe dėshiron tė lexosh. Amir Januzaj "Mos mė kėrko" "Pyetje" "E mbi tė ..." "Kush je ti" "Dhuratė" "Fatekeqėsi" "Ka diēka" Sadri Tafilaj "Takimi me nėnėn" "Porosia" Eshref Januzaj "Atėherė kur zemra flet" "Gurra e kroit" "Se unė ika" "Ah,rinia jonė" Shkumbin Ēekaj "Pėr Agun" "Evropė tė thėrras" "Ėndėrrime" "Si s`tė pashė kur u nise" Hyre Emini "Kėshilė nga ata..." Avni Hadėrgjonaj "Shekujt e mashtruar" Faik Doda "Besa e dhėnė" "U thyen dy kohė" Sali Shoshi "Ti s`je poezia" Faton Mehmetaj "Kaēaku" Halit Mehmetaj "Deēanase" Magjun Shehaj "Kėnga e heshtjes sė ndrydhur" Xhani Xhori "Perėndim nė bregdet" "Pėr ato qė i kėrkojmė larg" "Malėsorit nga Valbona" "Vetmisė" "Kėshtu qenka jeta" "Do tė desha" "Pėr dashurinė" "Po ti ikėn" "Ushtarit dhe luftės" "Gjyshes Angje" Atėherė kur zemra flet Nė qiellin e lartė mbretėronte kaltėrsi por,retė vallzonin vallen e tyre. Ne shtrėngonim njėri tjetrin nė gji dhe heshtnim. Heshtje,e jo vajė, dhembje,e jo lot. Bistrica e Deēanit kėndonte kėngėn e sajė, kėngėn e dhimbshme e monotone. Njė pikė shiu ra nė maje tė Gjeravicės dhe krijoi njė ortek tė akullt. Njė pikė loti rrėshqiti faqėve tė tua e pas la vrragė pėrvėluese. "Lamtumirė" - tė thashė. "Jo,se do tė tė pres" - belbėzuan buzėt tua si nė vajė. E duart e zgjatura kah unė, pėrqafuan heshtjen! Vėtėm vringėllima e njė kose ndėgjohej nga livadhi buzė Bistricės. Unė ika me njė ēantė pas shpine, kurse pas lash ty, lash njė pjesė tė zemrės sime, lash dashurinė - vėtvetėn. E me vete mora fantazmėn time, mora hiēin. Gurra e kroit Atje,pranė gurrės sė kroit mu nė mes tė fshatit tonė, ku tė rinjėt mbrėmjėve t`verės, bisedojnė me shoqi-shojnė. Ku natyra ėshtė e qeshur, edhe dielli i gėzuar, ku dalldyshėt ditėve t`verės fluturojnė per papushuar. Pranė asaj gurre tė kroit t`mujsha unė me fluturue, m`ata ujė tė ftohtė t`argjendtė, etjen unė pėr me e shue. T`mujsha bjeshkėt,fushat,malet, fluturim pėr me i kalue, nė Isniq,nė fshatin tim, pėr me ra e me pushue. N`ato fusha plot me lule, me shetitė unė me gėzim. Me u ē`mallė me gurr`n e kroit, me u ē`malle me fshatin tim. Se unė ika Kur erdhi mėngjesi, nuk isha aty, nė shtratin e shtruar nga duart e ėmbla tė nėnės. Se unė ika. Nė sofėr, kur erdhi dreka, lugėn time nuk e preku askush, pjata ime mbeti e zbrazėt, vendi im mbeti i thatė. Se unė ika. Kur deshėn t`i ushqenin bagėtinė, nėna mė thirri tri herė, unė nuk u pėrgjigja. Ajo doli ne oborr dhe prapė tri herė thirri, por unė prap nuk u pėrgjigja. Se unė ika. Nė mbrėmje, nėna doli t`i marrė drutė pėr tė ndezur zjarrin. Por unė nuk i kisha ēarė. Se unė ika. Kur erdhi mysafiri nė odė, nėna bėri darken, priti qė unė ta shpjerė nė odė. Por unė nuk shkova. Se unė ika. Kur erdhi vėllai nga shkolla, deshi tė mė tregonte suksesin. Mė kėrkoj nė shtėpi, doli edhe nė oborr tė mė kėrkoj, por s`mė gjeti. Se unė ika. Atėherė kur erdhi dita tė vuloste fatin e vet, mė kėrkoj kudo,. edhe nė dhomėn time shkoj, bile edhe thirri. Por muret nuk u pėrgjigjen. Se unė s`isha aty. Se unė ika. Kur i vdiq babai, ju shemb dheu nėn kėmbė. Ēdo mbrėmje dilte jasht dhe i lutej Zotit pėr ndihmė. Por unė s`i ndihmova. Se unė ika. E deri kurė do tė iki ? Ah,rinia jonė Kėngė e dridhur si tel lahute, zė i humbur Bjeshkėve tė Nemuna, ėndėr nė ėndėrrat tona, gurė nė zemrat tona. Ah,rinia jonė. Rrodhi vrullshėm si pėrronjėt Bjeshkėve tė Nemuna, e pas la gjurmė, la dhembje, la plagė nė jetėn tonė. Ah,rinia jonė. Deshėm t`a gėzojmė por e lotuam, deshėm t`a shijojmė por na e helmuan, deshėm t`a jetojmė por e lamė me gjak. Ah,rinia jonė. Lindi nė Dimrin e Madh, u rrit nė netėt me shi, trtėndafil nė mes tė shkėmbit shpėrtheu, e erėrat e humbėn nė pakufi. Ah,rinia jonė. Kėngė e dridhur si tel lahute, zė i humbur Bjeshkėve tė Nemuna, ėndėrr nė ėndėrrat tona, gurė nė zemrat tona. Ah,rinia jonė, treti nė pakthim. Mos mė kėrko Mos mė kėrko nėpėr tė ēarat e shkėmbit tė plasur nga malli as tek varri i dashurisė sė ndryshkur se qiriun e jetės sime do ta ndezė kėngė e pėrgjakur e bilbilit. Pyetje Po vdekja ē`ėshtė Fundi apo Fillimi YNĖ E mbi tė . . . Kulmi i sė kaluarės nė tė ardhmen duket vetėm themel i lodhur nga lashtėsia mbi tė lulėzojnė therrat. Kush je ti Kush je ti qė zgjon ėndrrat e t`pėrgjumura nuk i le kėngėn tėnde ta dėgjojmė apo tė heshtim me duar tė thyera s`ndėrtohet kala fol si tė quajnė kush je ti pra. Zemėrheshtur e krahėhumbur ty tė do engjėll a djall ik nga vdekja - lehtė si flutur se pėr ty tash kam njė mall shkėndije dritė e qiell i kaltėr kaltėrsi e larė me lot shkėmb harrese e varr furtune zgjohu njė herė e shiko sot mėrgimtarė i sė vėrtetės ti qė je zjarr e hi emrin tėnd thuaja vetvetes se tash s`po pyesin se KUSH JE TI. Dhuratė Nga lindja ime Dhuratė mora lulen - lulen e KAKTUSIT Fatkeqėsi Tė plasėsh sė qari e sė vajtuari ėshtė fatkeqėsi Ta vrasėsh sorkadhėn prapė ėshtė fatkeqėsi Ta shembėsh Shkėmbin e vetėm e tė tjerėt t`i harrosh - po ashtu fatkeqėsi T`i biesh murit me kokė pėr tė parė ē`ka nė mes - njėsoj ėshtė ... Ta humbėsh atė qė e ke pėr kokė tėnde e faj tė askujt T`i biesh kitarės ku s`tė dėgjon kush Tė ecėsh mbi zjarr pėr t`i larė mėkatet tua tė luash me vetveten e nė burg tė mos jesh tė ē`mendesh sė foluri ku askush s`tė kupton - ėshtė fatkeqėsi Mė mirė tė ikėsh diku larg qė tė takosh mikun "tėnd" se prapė ke pėr tė bėrė fatkeqėsi. Ka diēka Mes jetės e vdekjes - ka diēka nė mes tė krahrorit lėviz njė Shkėmb e bjeshkė s`do e lėrė tė bėhet. Diēka po mė pėrvėlon e ē`ėshtė s`e di por ka diēka Djegie tė paflakshme ndjej e zemra kėrkon vendin e saj tė ri. Ka diēka qė mė shtyn tė lėviz tė kėrcej thepa e tė ik nga uni im. Diēka qė tret nė tym e s`e ndjen dot. Ka diēka qė mė thėrret e udhėn s`ma tregon. Porosia Nė Shqipėri njė grusht dhe mė erdhi nga Kosova Zėri i nėnės nė tė mė pėshpėritte: Biri im,tė pastė nėna, kėtė dhe mos e korit. (1968) Takimi me nėnėn (Pas 14-tė vitesh) Sa qenke vyshkur, O rrudhė e ballit tim?! Sa qenke thinjur, O thinjė e kokės sime?! Sa qenke lodhur, O lodhje e vetmisė sime?! Sa qenke plakur, O pleqėri e rinisė sime?! Dhe prapė qenke e fortė, O fortesė e truallit tim! Pėr Agun Mallin nuk mund t`a pėrshkruaj, dashurinė nuk mund t`a shprehė. Ata janė tė dashurit e mi, lotin e derdhėm sė bashku, Jetės i kėnduam gjithnjė. Mbrenda njė kohe lindėm, mbrenda njė kohe u tretėm, se ku,nuk e di...! Evropė tė thėrras Hej,ty tė thėrras ty tė tregoi! Unė kam mbier prej tokės kjo tokė mua mė lindi. Vallė tė duket pak ? Vallė s`tė duket hiē ? Kėtu jam qė me diellin jam mė i vjetėr se hėna kėtu mė ėshtė fikur zjarri kėtu mė ėshtė plakur gjaku. Kur do tė turpėrohesh plakushė ? Kur do tė turpėrohesh gjarprushė ? Hej,ti,ty tė thėrras ty tė tregoi : Jam bima e parė e Ballkanit. E para tė dhashė frut. Valle pse mė pėrbuzė ? Vallė deri kurė ? Ėndėrrime Kah t`shkojsh rrugės kah Ratishi, shef njė shtėpi,me kulėm t`rrafsht aty m`rrin zemra me mallė ca me vaj e ca me gaz. Aty ėshtė mirė me jetue ēdo mėngjes t`kėndon bylbyli t`kėnaqet shpirti tuj shikue matan malėve si lind dielli. T`kisha mujt me u ba zog, e n`atė vend tinzisht me shkue, me mallė t`madh me e shique pak me qajt,pak me pushue. Aty rri njė nanė e vuajtur, me trup tė lodhur nga mėrzia, shikon rrugėn si prej s`largu, mos po i vjen djali te shpia. E kthen kryet si mė pėrtesė lėshon ofshamė t`lodhur prej mallit, kur e shef ē`farė moti bėn, i lutet zotit qė se ka djalin. E shurdhuar nga qetėsia, n`atė shtėpi,dikur plot zhurmė e mbanė zemrėn me ėndėrrime - ndoshta bėhet si dikur ! Si s`tė pashė kur u nise Kur tė vijė vjeshtė e ftohtė e pėrzier me shi, do tė pres me padurim kur do tė kthehėsh ti. Ti shtegtare bishtgėrsherė a do mė tregosh vendin tim si e ke lėnė, Irzniqi si ėshtė ? Si s`tė pashė kur u nise pėr me shkue n`atė anė, tė tė japė njė porosi qė nė shpirtė e mbajė ? E tė shkosh buzė njė kanali buzė njė mali tė tėrė, tė shiqosh njė shtėpi pėrdhese e njė nėnė tė mjerė. Epo ndoshta tash je shkue e atė shtėpi e shiqon, ndoshta mu nė ēati tė sajė ēerdhėn tėnde e ndėrton ? Unė dikur aty kam ndejtur kam lozė si fėmi, tani ti ndėrton ēerdhen mu nė atė shtėpi. Do tė shėtitėsh fshatin tim fushė me fushė,e pėrrue me pėrrue, dhe tė lutėm kur tė vijsh pėr tė gjitha mė mė tregue ! Pėr atė fshat ku kam ndejtur ku nėntėmbdhjet vite i kam shkue, ku kamė qajtur,ku kam qeshur rinin time ku e kam kalue. Ndoshta shkon nė shkollėn time ku kam mėsuar ABC-nė, aty ku pėr herė tė parė kam mėsuar pėr mėmėdhenė. Kur tė bije muzgu e tė kthehesh mbrėmjėve n`ēerdhe me pushue, do tė shiqosh nėnėn time punėt e ditės tu`i mbarue. E do tė ulet me pushue jo nga lodhja por,nga malli, kur tė ndėgjon ty tuj kėndue do ti shkon mendja ke djali. Do ti shkojnė dy pika loti, lot nga malli - lot pėr djalė, do tė thotė : oj dallėndyshe pse s`ma thue vetėm njė fjalė ? Kėshillė nga ata Zbulova njė enigmė, pushtova njė kala! - bėrtita Kjo ėshtė trimėri! - mė thanė E shtova njė pikė gjak nė trupin tim, trupin tim tė dėrmuar. E ata mė thanė : shto edhe njė pikė qė tė mund tė jetosh qė tė mund tė vdesėsh e tė rilindėsh. Besa e dhėnė Besė burri kur lidhe u ktheve nė legjendė e s`tė zė asfarė enciklopedie. U thyen dy kohė Vdekje - lindjet tona numėruam atė natė Kur shikoheshim sy me sy balada me kėngė zjarri fshiheshin nė brendi Erdhe me njė pushkė tė gravuar nga mbikohėt e pimė ujė gurre pėrcjellė me melodinė e gurgullimės sė saj e ushtimės sė moteve e u ushqyem me kripė mbi bukėn kollomoēe Nė ėndėrr mė vinte njė kalorės me njė Nuse Nė ballin tėnd lexoja qėndresėn ku fantazmat thehen bjeshkėt pėrcjellin jehonėn ata vijnė por nuk kthehen. Martinaj - Guci `88 Ti s`je poezia Ngjanė sikur nata ka mbetur peng sonte Tė ishte ajo me mua ti natė ishe bėrė copė - copė Abazhurin s`e fikė dot. Tė ndezura janė edhe llampat e neonit Ajo s`ėshtė me mua sonte Ik shpejtė natė e mbetur peng - Ti s`je poezia. Kaēaku Burrat e shatė copė Llukave e ndėgjonin kah po i binte njė kavalli atė melodi qė shkrep nė kushtrime tė reja plot me lot e vajtonte prej malli jo pse lufta e mėrziste Pirron e pakėrusur por fitoret e tij. Deēanase Mė thuaj ti deēanase Me kė tė tė krahasoj ? Me hėnėn, Me yjet, Me diellin, Me shijen e jetės, Me jehonėn e sė vėrtetės, Me nimfat antike, Me zanat kreshnike Apo me sytė dhe zemrėn time ? Eja tė tė shoh E vetmja shpresė imja. Se sytė e mi I kallin flakė fenerėt e qiellit E bėhen mė tė shndritshėm Se rrezet e diellit Kur shofin sytė e tu qiellorė. Kėnga e heshtjes sė ndrydhur Si shkrumi i buzėve si plasat e duarve nė trastė me troha buke ra nė pritje kėnga e telit tėnd tė kėputur. Bjeri heshtjes me dridhėse t`i ndezim netėt e mėdha ... Dėgjoje,dėgjoje si kėndon heshtja e ndrydhur te varri i Agimit te Kullė e Osdautajve Tetė plagė tė shėruara tė Gjergj Elez Alisė. Shekujt e mashtruar Njėzet shekuj para ditėve tė mia Nėpėr brigje mė digjet gjelbrimi Si zemra ime Njėzet shekuj tė humbur Tė hapave tė ikur Vranėsira e ndanė me gotėn e thyer Para rrezeve tė zbutura Mes pikave tė rralla tė shirave Lahen engjujt E unė Me se tė lahėm ? Me rrezen e djegur tė mallit Apo me tingujt e vetmisė ? Heshtja thėret zėrin E hiri mė ndezė bebzėn Nė rrugėt qė vjellin hapa tragjik Shekullit i jap formė Vetėm me copat e ditėve tė thyera E vdekjen e ruaj nė thonj Mė afėr e kam njė shekull tė paardhur Se njė orė tė shkuar, Atėherė,njė shekull ka ikur Vetėm nje orė e pres - Tė vdes. Perėndim nė bregdet Dielli ėshtė atje, larg nė horizont, E duket sikur detin dhe pėr pak do ta prekė, E ashtu i pėrskuqur gati buzėqesh I lumtur qė mė nė fund do tė kridhet nė det. Dielli qė e ngjeu detin nė tė kuq, Buzėqesh e dukėt sikur thotė - Natėn e mirė! Ndėrsa valėzat lozanjare qė vijnė drejt meje Sjellin rrezėt e fundit tė tij Sa herė qė unė i shoh nė perėndim K'to valė qė nisen fshehtas s'di se ku, Mė duket se e gjej shkakun e formimit tė tyre - Ngaqe dielli ra nė det siē bie mbi liqen njė gur. Nuk mund tė them diellin sa her' e kam parė Detin nė kėt' ēast madheshtor ta prekė, Por unė sėrisht e pres me padurim k'tė moment E gjithnje mė duket se njė perėndim i ri diēka tė rė do t'mė sjellė. Unė dhe dielli jemi si dy femijė - Dalldisemi nė ngazėllim kur ēast' i larjes nė det afron, E ujėt qė shtrihet mes nesh i pafund Nuk na ndan jo, por na bashkon. Tiranė, 1968 Pėr ato qė i kėrkojmė larg Ngjunju e merre njė grusht dhe! Shtrėngoje fort nė gjirin tėnd! Se yjėt s'ndodhen vėtėm mbi re, Por dhe nė kėt' tokė tė lashtė e tė rėndė. Tiranė, 1971 Malėsorit nga Valbona Se ē'fshihet nė pamjen e tij tė vrazhdė Diēka qė duhėt ēmuar; Qė unė poet' i ndrojtur E shoh i mrekulluar. Po, brenda asaj figure tė ashpėr Rreh zemra e tij e brishtė Qė tret ngrohtesinė e Diellit. Shpirti i tij vigan I konkuron Qiellit. Valbone, 1972 Vetmisė E dua vetminė, mė tė jam i lumtur, Ėnderimėt vėtėm ajo m'i lejon. E dua ėndrėn, ajo ėshtė e bukur, Pran' vajzės tė dashur shpirtin m'a ēon. Tiranė, 1972