Jusuf Gėrvalla. Poezi. Skena nga jeta e fshatit dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė atje diku nė botėn time atje diku larg eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon pak frymė njeriu e pak dritė qiriri. Nga memoaret e njė shėtitėsi kur u ktheva nėn pullazin tim mbuluar me kashtė nėn qepallat e lodhjes e tė kohės botėn e nė botė s'kish tjetėr pos shkėlqim ari e qelqi mbi rrashta e penda tė larta zogj alumini kish edhe uri edhe poetė edhe ujėvare nė botė kish njerėz prej druri e kafshė tė buta kudo kish edhe hieroglife dy fjalė dhe gjurmė qė s'fshihen kish lumenj tė egėr e fosile tė lashta mes muresh tė trasha fshesa dhe minj. Pluhur e ngjyrė Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė kanė korrur kallinj ime ėmė ka zier ftonj shelgjet kanė vajtuar si poeti sentimental nė vjeshtė - po asgjė s'ėshtė zverdhur. Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm nė njėrin krah shkurre zogjsh nė tjetrin gėshtenjat dhe gjarpėrinj. Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė dhe pluhur ka mbet'. Tash po vij fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar nė shportėn time pemė e fletė dhe shije gjumi. Kur tė zgjohem do tė iki tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė. Dashuri e paluar si arni nė arkė oh s'mund ta them as ta rrėmbej. Tash po vij por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė. Libri i shenjtė shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė druri i vetmuar mė tutje ca hithėr ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron drita e praruar gjerdan me guaca hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush qė shiu i tetorit e qull ngadalė nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush frika nga trupi im nė shtrat po mė fton mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon Flatrat e detit tė humbur Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagėshtia Lumi i bardhė, trup i thyer leckė Ec e ec e kėmbėt mė sharrojnė nė lym Jam larg tokės E qielli im i lartė s'mė mban Tė mos isha det i humbur, do tė kisha flatra Lufta dhe arti Tutje gjithnjė akull Kėndej gjithnjė zjarr Unė jam syri i Aladinit E shoh veten si digjem nė betejėn e tmerrshme tė fjalės e tė mendimit Me shenjtėri tė mallkuar me pėrfytyrimin e qartė e krijoj Nė mua shushurijnė dete tė qena nė ėndėrr S'po flas kotnasikot Mund t'i merrni fjalėt e mia e tė niseni nėpėr botė Unė s'kam guxim Kuptoj se pa dritėn e tyre Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė Janė krijuar prej frenimesh prej kthesash theqafjesh dhiaresh tė shenjta zigzage Unė nuk i shoh yjet pėshtjellė nė terr Gjithėsia e ftohtė nuk e ka gji diellin Sikur tė mos e ftohte ana e errėt e planetit Qenie, varr as frymė njė shishe hermetike grykėngushtė lėfytgjatė nė murin prej argjile nė detin e ėmbėl nė lėkurėn me pore drite nė ballsam tė largėt egjipti njė njė tė miliontin yll nė ēdo kristal nė ēdo gur tė ēmuar bima mugullon nė terrin e tokės nė qullin e baltės qenie, varr as frymė sy i zbrazėt nga gjithė bukuria mbeti vetėm kjo e prekshme e flakėt dhe e pakuptueshme seē po lebetitem po mė dridhet buza zėri im i djeshėm se ku u bė amshim i zbrazėt si syri qė mė sodit me plotėninė e trilluar i ndritshėm e i thatė si mermer i zi dashuria e tė ēmendurit nga frika mes tė gjithėfuqishėmve njė gogol druri mbuluar me tė tharat e vjeshtės njė leckė e njė enė e ndryshkur ca pulla sedefi nė shesh i nxora gjithė rekuizitat e parajsės e syri i zbrazėt nė roje sodiste dhe pėrgjonte pamundėsinė time tė mundshme Njeriu i zi Jam i sigurtė, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja E kam vrarė orėn e murit me armėn e nxehtė Dhe kam ikur prej librit tė pėrhitur qė mė shėmton Me bukurinė e tij Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re Drurin e vjetėr tė tavolinės, shtizėn, patericėn Boshtin e lavjerėsin, rrapicėn e bronztė, lėkenė Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare nė mesnatė Strallin e pikėlat e vesės qė shpėrthejnė Me rrezen e parė tė dritės nė agun vjeshtor - Vdekja nuk i ka Fletė testamenti nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin nė flijimin tim tė begatshėm tė verės nė nisjen time nė fillimin tim tė ri nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese e druvarit tė fjetur nė rudinė myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė mbi rrasėn time le tė shtrihen edhe ata si dy yje ftohtė le tė bėjė verės e verės verė e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim le t'i mėshirohen vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun tek do tė mė vini pėrsėri ju pas le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe dimrit tė madh tė dashurisė sime nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit ē'po flas kėshtu pash zotin?