Duke hapur derėn e apartamentit, ku zilja kishte njė copė here qė binte me kėmbėngulje, nėnqeshja me tė cilėn Silva bėhej gati tė priste mysafirėt e parė, i mbeti nė buzė. Nė vend tė mysafirėve ajo pa njė burrė, qė mbante nė krahė njė fuēi tė rėndė, sipėr sė cilės dilnin degėt e njė limoni. -Familja Gjergj Dibra? - pyeti burri. -Po, - tha Silva pakėz e hutuar. - Ah, ju keni sjellė kėtė limon pėr ne? -E keni porositur, apo jo? Pa e bėrė tė gjatė njeriu hyri brenda nė korridor. -Ku do ta vendosni? - pyeti ai me njėfarė padurimi. Ndihej menjėherė qė fuēia ishte e rėndė -Kujdes! - tha Silva. - Kėtej ju lutem, - dhe hapi derėn e njėrės prej dhomave. Njeriu kaloi me hapa tė rėndė mes pėr mes dhomės, pėr tė dalė nė ballkon, derėn e tė cilit Silva porsa e kishte hapur. -Vendoseni si tė mundni, - tha Silva, - mė vonė do ta rregullojmė. Njeriu e uli fuēinė, drejtoi trupin dhe psherėtiu. Nė korridor po binte telefoni dhe s'kishte asnjeri qė ta ngrinte. Uh, ia bėri me vete ajo, edhe ky limon na duhej tė vinte sot. -Njė herė nė tre mnuaj duhet ta spėrkatni kundėr parazitėve. Njė herė nė gjashtė muaj t'i ndėrroni dheun, - nisi tė fliste njeriu me njė zė monoton.-Veē kėsaj, nė raste ngricash duhet ta mbuloni me njė letėr celofani, ndryshe mund tė thahet brenda njė nate. Silva dėgjonte pa e pasur mendjen aty. Kishte mbetur ende pa u pėrgatitur sallata, pa u prerė rostoja dhe dhjetėra gjėra tė tjera tė vogla. Kurse mysafirėt mund tė vinin nga ēasti nė ēast. Veē kėsaj i duhej tė vishte njė fustan tjetėr pėr darkėn dhe tė bėnte pak tualet. Ajo bėri njė shenjė padurimi, tė cilėn ai, siē duket, e kapi, sepse i tha: -Na falni, se mbase erdhėm nė njė kohė tė papėrshtatshme . -S'ka gjė,- tha Silva.- S'ka gjė. Asaj papritur i erdhi turp nga vetja. Njeriu e kishte ngritur nė krahė gjer nė katin e tretė atė fuēi, kurse ajo bėhej nervoze. -Urdhėroni tė merrni diēka, - tha ajo nė korridor, e pushtuar befas nga njė ndjenjė faji. -Jo, falemnderit. -Ju lutem,- ia bėri ajo, -sot kam ditėlindjen e vajzės, mos ma prishni. -Epo mirė atėherė, - tha ai. Silva rrėmbeu njėrėn nga shishet e rakisė tė bėra gati pėr darkėn dhe i shtiu nė njė gotė. - Gėzuar ! Edhe njėqind ! -Ju falemnderit! Kur dera u mbyll pas shpinės sė tė panjohurit, Silva u kthye te tryeza e shtruar, deshi tė rregullonte diēka nė tė, por nuk bėri asgjė, veē vėshtroi njė copė herė pjatat dhe gotat, qė rrėzėllenin ftohtė. Zilja e derės e nxori nga mpirja, por kėtė herė e njohu dorėn e sė bijės. -Brikena, ē'u bėre?- i tha. -Po kishte shumė njerėz nė dyqan, mama, -tha vajza, duke nxjerrė nga ēanta shishet me ujė mineral. -Tė keqen mami, a mund ta bėsh ti sallatėn e ta presėsh roston, sa tė bėj unė njė dush edhe tė ndėrrohem? Mė duket se mbaj erė gjellė. -Mirė, mama. Ndėrsa zhvishej nė banjė, asaj iu duk se ishte mbushur pak mė tepėr se ē'duhej nė ijet dhe njė copė herė qėndroi mendueshėm pėrpara pasqyrės, sikur tė harronte pėrse gjendej atje. Pastaj qė nga orridori erdhi tingulli i ziles sė telefonit dhe Silva, ikur tė pėrmendej nga gjumi, ngriti dorezėn e dushit. Ajo e bėri dushin shpejt e shpejt, e munduar nga ideja se mysafirėt mund tė mbėrrinin nė ēdo minute. Meqenėse me pėrjashtim tė dy mėsueseve tė Brikenės ishin tė gjithė njerėz tė afėrt, ajo nuk ua kishte caktuar orėn dhe tani po pendohej pėr kėtė. Nė dhomėn e gjumit Silva qėndroi njė copė herė para dollapit pa vendosur cilin fustan tė vishte. Pastaj ndjeu ftohtė dhe, pa e zgjatur mė, veshi me shpejtėsi njė fustan ngjyrėlila, qė Gjergji e pėlqente veēanėrisht. Fustani i rrinte njėlloj si mė parė dhe kjo donte tė thoshte se dyshimi se ishte shėndoshur mė shumė se ē'duhej kishte qenė i kotė. Unė nuk e kuptoj shqetėsimin tėnd pėr linjėn e trupit, i thoshte herė pas here Gjergji. Ti je nė atė moshė qė quhet mosha e lulėzimit tė plotė tė gruas. (Silva e dinte se ai ishte tepėr i kujdesshėm pėr tė pėrdorur fjalėn "lulėzim" nė vend tė fjalės "pjekuri", gjė pėr tė cilėn ajo fshehurazi e falėnderonte). Mbase unė kam shije disi tė kapėrcyer, por sidoqoftė nuk e kuptoj dot se si njė grua nė lulėzim tė jetė si shkarpė. Silva buzeqeshi me vete pėrpara pasqyrės Ajo e ndjeu se fustani qė veshi e ndau menjėherė ditėn mė dysh. Kėshtu ndodhte gjithmonė nė raste tė tilla, nė ditėlindje apo festa tė tjera. Dukej sikur rrėmuja e pėrgatitjeve s'do tė merrte fund, por vinte papritur njė ēast kur dita e telasheve ndahej prerazi nga dita festive. Ndėrsa kopsiste jakėn e fustanit, Silva e ndjeu se ky ēast kishte ardhur. Me krehrin nė dorė ajo s'u mendua gjatė pėr modelin e flokėve. Bėri njė krehje qė i pėlqente Gjergjit, megjithėse ai ishte larg. Por ndoshta pikėrisht ngaqė ai ishte larg dhe nė udhėtim, ajo i krehu flokėt ashtu -Mami, sa e bukur je bėrė! - i tha Brikena, kur ajo doli nė korridor. Silva i buzėqeshi sė bijės, i hodhi njė sy tryezės, qė tani iu duk si diēka qė s'kishte shumė lidhje me tė, dhe, pa e ditur as vetė pse, u vėrtit njė copė herė nėpėr apartament. Asaj i pelqente gjithmonė nė orėn pėrpara ardhjes sė miqve tė ulej nė ndonjė nga ndenjėset, nė pritje. Mirėpo gabimi qė kishte bėrė, qė nuk u kishte thėnė orėn e ardhjes, po ia prishte tani kėtė kėnaqėsi. -Mama, e preva edhe roston, do ta shikosh?- u dėgjua zėri i sė bijės nga kuzhina. Silva ishte ulur mė nė fund nė njėrin nga kolltukėt e dhomės sė ndenjjes me sy gjysmė tė mbyllur. Dita kishte qenė vėrtet tepėr e lodhshme, sepse, ndryshe nga herėt e tjera, ajo nuk kishte pasur ndihmėn e Gjergjit. Sa mirė qė bėra banjė, mendoi. Drita e pasdites sė tetorit binte e pėrhirtė mbi raftet e bibliotekės, ku statujat e vogla tė vendosura pranė librave, tė gjitha kujtime tė kohės kur ajo punonte nė ekspeditėn arkeologjike, ngjanin nė kėtė orė para rėnies sė muzgut me njė radhė hijesh tė afruara heshturazi si pėr tė kumtuar diēka. Por mjaftonte njė zhurmė, njė hyrje e dikujt qė ato ta humbnin nė ēast atė gjallėrim misterioz, pėr t'u kthyer prapė nė terakotė apo gur. Te dera e dhomės, e hollė dhe e gjatė pėr trembėdhjetė , vjetėt e saj, qe shfaqur Brikena. -Mami, gjithēka ėshtė gati. Ti mos u shqetėso mė. -Falemnderit, Brikena. Ulu tani edhe ti. Vajza u ul pėrballė saj. -Ku mund tė jetė tani babi?-tha ajo. Silva ngriti supet. -Nė qiell mbi ndonjė shkretėtirė ose nė ndonjė aeroport, duke pritur avionin tjetėr. Vajza u mat tė pyeste diēka tjetėr, por fytyra e Silvės, qė kishte mbėshtetur kokėn pas shpinės sė kolltukut, ishte ajo e njeriut qė, pas njė dite tė lodhshme, kėrkon pakėz pushim. Heshturazi vajza iu afrua bibliotekės, mori qė andej njė nga albumet e fotografive tė familjes dhe, pasi u ul nė vendin e mėparshėm, nisi ta shfletonte. (vazhdon)