Ernest Koliqi u lind ne Shkoder me 20 Maj 1901. Mesimet e mesme i mbaroi ne Bergamo dhe ne Milano. Studimet e larta i mbaroi ne fakultetein e Letersise, ne Universitetin e Padoves. Ne prozen e tij ndeshim nje gjuhe te paster. Veprat e tij jane: "Kushtrimi i Skanderbeut", poeme dramatike; dy pjese me novela te titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh" si dhe poezite lirike origjinale ne "Gjurmat e Stinve". ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Gjuhës shqipe Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti, O gjuhe e folun n`bote ende ferishte S`ciles Mayeri ne te censhmet letra Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte, Perse Athina s`kishte Emen as Roma, kur e rrept ushtove Nder vepra katallajsh qi nper jehona Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove, Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona. Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime Naten e diten rrinte atje perdore, Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi, Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore: Ndoshta ndo` i buz` hyjnore N`at mot qi zota shpesh perbujte toka Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen; Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen. Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja, Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari Me msy t`Helenit barkat tregetuese Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja, Ty t`kelthitte n`timue anijetari Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese; E permbi val` shkembuese Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue, U afrojshin n`breg anijat prej agimit, Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue. Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja, Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe, O ghuhe e folun per trimij pranvera, E tok na mbajte nder pushtime t`hueja Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe As kur u ndam n`besime e doke tjera; E shekujve potera Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun, Por prap kumbimet n`buze i ke krenare Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun. Thue buza e kangatarve te paemen Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali Dhe kanga u humbi n`erresin e motit, Ket permallim qi mungullon mbi t`emen E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali, Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit? N` kthjelltin e dites s`sotit Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja E eme ahmarrse e gojve qi harresa N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja. Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise, Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli, Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise Ku me lshue tingujt nise N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati T`njom edhe virgjin? Egersija jote Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati, Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote? O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande, Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande; Thjeshtin e ambel t`ande Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin Falja poetve t`u, por n`qe se kamben Buzes amtare kush ia ven, ti casin Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen. O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi; Ti kris si za burije Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije: E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire, Tue t`ndie fishkllojn` prej smire, Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera Shkodra në mengjese Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare, kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjete: mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh në liqe synin e qete. Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë të parat pershendetje dridhen në heshti të lete, e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete. E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija, tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle: skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle. Kroni i katundit Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale. Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.